VIDEO+FOTO/ Vjen viti 2024, Zelanda e Re e pret e para! Festimet në Australi, Japoni, Kore e vende të tjera! Pritet me spektakël fishekzjarresh

Viti i Ri 2024 ka mbërritur! Vendi i parë që priti me një atmosferë të zjarrtë 2024 ishte Zelanda e Re.

Kryeqyteti i Zelandës së Re, Auckland, e priti vitin e ri me një shfaqje fishekzjarresh mbi ndërtesën e saj më të lartë, Sky Tower, 328 metra të lartë, që shoqërohej edhe me festivalin e dritave me lazer në urën Harbor Bridge, ku të pranishëm për ta ndjekur nga afër ishin mijëra njerëz.

Me një shfaqje 12-minutëshe, me 8.5 ton fishekzjarre që ndriçuan qiellin e Sydneit, Asutralia priti vitin 2024.

Australia është vendi i dytë në botë që u fut zyrtarisht në vitin 2024.

Ndërsa fill pas Australisë, viti i ri 'trokiti' në Japoni, kore të Jugut dhe të Veriut. Në Japoni, shumë qytetarë u mblodhën në një tempull në qendër të Tokios për të parë një ceremoni tradicionale të këmbanave, të njohur si Joya no Kane.

Për disa orë, 2024 do të trokasë edhe Tokio, Hong Kongu e Pekini, ndërsa gati për festime janë edhe banorët e Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në Nju Jork është gati topi i Vitit të Ri që ka një dizajn të ri me trekëndësh që do të ndriçojnë me ngjyra të ndryshme.

Lajm në përditësim...

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Pakistani mirëpret Vitin e Ri pa fishekzjarre

Pakistani, i cili është vetëm 30 minuta pas Indisë dhe Sri Lankës, tani po mirëpret vitin e ri.

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, festimet pritet të jenë të ndrydhura në vend, pasi qeveria njoftoi një ndalim të ngjarjeve festive duke përfshirë muzikë dhe fishekzjarre.

Ndalimi u vendos si një mënyrë për të shprehur solidaritetin me palestinezët në Gaza - ndërsa lufta në enklavë vazhdon.

Ora 19:28
Në Hong Kong mbërrin viti i ri 2024! Dhjetëra mijëra persona shijojnë spektaklin e fishekzjarreve

Viti i ri 2024 ka trokitur në Hong Kong, njësinë speciale administrative të Kinës. Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në portin e Hong Kongut për të parë spektaklin e fishekzjarrëve që zgjati 12 minuta.

 

Ora 16:08
2024 troket në Japoni, Korenë e Veriut dhe të Jugut

 

Tokio, Seuli dhe Pheniani janë kryeqytetet më të fundit të cilat mirëpritën vitin e ri 2024.

3 vendet pritën me festivale të jashtëzakonshme fishekzjarrësh dhe një sërë aktivitetesh të ndryshme vitin e ri.

Pheniani i ka thënë lamtumirë vitit 2023 me një shfaqje fishekzjarre në sheshin Kim II Sung.

Shumë qytetarë janë mbledhur në një tempull në qendër të Tokios për të parë një ceremoni tradicionale të këmbanave, të njohur si Joya no Kane.

 

Ora 14:04
Viti 2024 mbërrin edhe në Australi, 8.5 ton fishekzjarre shpërthyen duke ndriçuar qiellin e Sydneyt

 

Sydney, Australi

Me një shfaqje 12-minutëshe, me 8.5 ton fishekzjarre që ndriçuan qiellin e Sydneit, Asutralia priti vitin 2024.

Australia është vendi i dytë në botë që është futur zyrtarisht në vitin 2024.

 

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)