Spanjë-Itali superdueli për kreun e Grupit G. “La Roja” do të mirëpresë në stadiumin “Santiago Bernbabeu” katër herë kampionët e botës.
Misioni është i qartë për të dy këto kombëtare, të sigurojnë kreun e grupit, çka do ti garantonte dhe kualifikimin direkt për në botërorin “Rusi 2018”.
Takimi i parë mes këtyre dy gjigandëve të futbollit përfundi në barazimin 1-1. Deri më tani, si Spanja ashtu edhe italia nuk regjistron asnjë humbje. Momentalisht të dy ekipet kanë grumbulluar nga 16 pikë, me La Rojan që mban vendin e parë për shkak të golavarazhit. Në Madrid është shansi i mirë për të dy kombëtaret të krijojnë një shkëpujte.
Në radhët e të kaltërve problemi i vetëm mbetet mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili për shkak të një dëmtimi mund të mungojë. Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka vendosur të rikthejë në kombëtare në moshën 35-vjeçare sulmuesin David Villa, për herë të parë që pas botërorit të 2014. I grumbulluar është edhe Alvaro Moratta.
Për një tjetër sulmues, Diego Costa nuk ka vënd në radhët e “La Roja” bashkë me të edhe për dyshen e Man.United, Ander Herrera dhe Juan Mata. Për Italianët mungesa e mbrojtësit Giorgio Chiellini peshon shumë, ndërkohë në sulm shpresat janë tek Andrea Belloti i Torinos dhe Ciro Imobille i Lazios.
Spanjë-Itali është super dueli për kreun e Grupit G. Një takim që nuk duhet humbur. 90 minuta plot andrenalin, ku padiskutim spektakli nuk do të mungojë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com