Sonte në orën 20:45, Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off përballë Polonisë.

Kadri Birja, ish-futbollist tha sot në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ se ekipi jonë kombëtar nuk është më si ka qenë para disa viteve, duke theksuar se tani jemi të fortë dhe se vijmë nga një kampionat europian.  

Sylvinho mund të ketë pasur takime kokë më kokë i ka shprehur ekipit ato idetë e veta nuk i ka lënë çdo gjë rastësisë. Në tërësi lojtarët janë aktivizuar shumë. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja ekipet. Polakët janë një ekip i fortë, por edhe ne kemi ndryshuar, vijmë nga një kampionat europian”, tha Birja.

Ndër të tjera Birja shpreson që ndeshja të mos shkojë në shtesa sepse ‘ ne nuk kemi shumë goditësa’.

“Jemi një ekip që duhet të na kenë frikë kundërshatërët. Kam një bindje që mund ta ndëshkojmë ekipin polak që në fillim”, shtoi ai.

Sa i përket një formacioni të mundshëm Birja tha se Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj Asllani Shehu dhe Laçi do të jenë patjetër.

“Unë mendoj se deri këtu nuk do të ketë ndryshime”, theksoi ai.

Sa i përket rezultatit të ndeshjes Birja tha se mendon se ndeshja do të dalë 1-0.

"Shpresoj që ky do të jetë një vit historik dhe ndoshta do të prekim atë ëndrrën e botërorit. I vetmi avantazh që ka ekipi polak është tifozëria dhe stadiumi", përfundoi ai.