PRISHTINE- Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-s.
Sot në orën 15:00, stadiumi kombëtar “Adem Jashari” pret ndeshjen miqësore Kosovë – Haiti.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore, ku vetëm dy ditë më parë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri përurimin e stadiumit “Adem Jashari”.
Siç mësohet nga mediat ksosovare, nga shitja e biletave, stadiumi pritet të jetë i stërmbushur me spektatorë pasi ka një interesim të madh për këtë ndeshje.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com