S’ka dakordësi për listat në këshill, Rama: Reflektoni! Hajdari përplasje të fortë me Vasilin: Nuk e ndalni dot, doni aspo s'doni ju

TIRANË- PD dhe LSI refuzuan të diskutonin në këshillin politik për ndryshimin e kushtetutës dhe hapjen  e listave çka solli edhe një përplasje të fortë mes Rudina Hajdarit dhe Petrit Vasilit, ku sipas burimeve Hajdari u tha thënë PD e LSI se ' nuk e ndalin dot hapjen e listave duan apo nuk duan ata". Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi në twitter ku tha se ndjen keqardhje për qëndrimin e PD e i bën thirrje të reflektoje pasi listat do t'i hapë parlamenti.

Me miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit ditën e sotme në Kuvend ka sjellë dhe mbledhjen e Këshillit Politik pasditen ku palët janë ulur sërish dhe u dakordësuan  duke miratuar pjesën e ligjeve që lidhen me blerjen e votës; presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; keqpërdorimi dhe abuzimi me administratën publike; marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; lirinë dhe sekretin e votës; dhe manipulimin e falsifikimin e rezultateve zgjedhore.

Por në mbledhja janë risjellë sërish në vëmendje ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura që janë refuzuar në mënyrë kategorike nga opozita jashtëparlamentare duke thënë se këto akte të njëanshme minojë paktin e 5 qershorit.

Por nuk është në të njëjtën mendim Rudina Hajdari dhe mazhoranca ku thonë se listat do të hapen për zgjedhjet  e ardhshme dhe kjo të miratohet në seancën e 30 korrikut.

Hajdari i bëri sërish thirrje liderit të PD, Basha të mos pengojë demokratët pasi një pjesë e madhe e tyre duan listat e hapura, ndërsa Gjiknuri u shpreh se procesi për hapjen e listave është i pandalshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Rama: Keqardhje për PD-LSI, refuzojnë realitetin! Listat e hapura do miratahen me ata apo pa  ata

Kryeministri Rama ka reaguar për mbledhjen e sotme të Këshillit Politik me një twitter ku ka shprehur keqardhje që PD dhe LSI vijon të refuzojë listat e hapura duke theksuar se kjo është një sëmundje e vjetër e opozitës jashtëparlamentare për të mos pranuar realitetin. Rama shprehet se me opozitën jashtëparlamentare apo pa opozitën jashtëparlamentare ndryshimet kushtetuese do të votohen në 30 korrik njësoj si u votua ditën e sotme 5 qershorit.

"Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opozitës jashtëparlamentare! Keqardhje. Por me ata pa ata,Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen", shkruan Rama.

Ora 19:01
Debate me tone të ashpra mes Vasilit dhe Hajdarit në mbledhje për listat e hapura e ndryshimet kushtetuese

Nga burime për Report Tv, në mbledhjen e sotme të Këshillit politik ka pasur debate me tone shumë të ashpra mes Rudina Hajdarit dhe Petrit Vasilit. Ata kanë debatuar për shkak të listave të hapurave dhe ndryshimeve kushtetuese. Vasili u deklarua kundër nismës si të njëanshme dhe kërkoi heqjen e saj nga procedura e kuvendit. Rudina i akuzoi se janë kundër hapjes së listave dhe se çështja e listave është diskutuar edhe ne Këshill shume javë më parë kur ekspertëve u janë bërë pyetje nëse prekte hapja e listave kushtetutën apo jo.

Replikat kane qenë shumë të ashpra dhe në disa momente është përfshire edhe përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi që njësoj si Vasili ka sulmuar Hajdarin duke e akuzuar se nuk ka pranuar te dorëzojë mandatin kur iu kërkua në djegien e mandateve që bëri PD-ja. Kurse Hajdari ka replikuar me fjalët: "Doni apo nuk doni ju listat do te hapen dhe ju nuk do ta pengoni dot. Opozita parlamentare qe ju nuk e njihni ka në dorë edhe votimin e këtyre ligjeve qe u kaluan sot e qe duan shumicë të cilësuar si kodi penal apo kodi procedurës penale."

Ora 18:59
Bylykbashi: Çdo veprim i njëanshëm minon e nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi pas mbledhjes së sotme tha se çdo gjë duhet të bëhet në transparencë, pasi çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit. Ai theksoi se çdo ndryshim duhet diskutuar me transparencë dhe konsensus mes palëve. Kurse Petrit Vasili tha se Këshilli dhe opozita mbetet e palëkundur duke përfunduar 5 qershorin me të gjitha elementet.

"Mbledhja e sotme kishte të bënte me pikën 11, një paketë që sot u dakordësua që është e detyrueshme të miratohet pa ndryshime, ajo që është miratuar këtu duhet pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll marrëveshjen e 5 qershorit sepse nuk është përmendur depolitizimi i administratës. Partitë politike do të kenë rolin në monitorimi e procesit. Është një detyrë që Këshilli duhet ta përmbushë. Çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit. Duhet transparencë, konsensus mes palëve. Në qoftë se për kodin elektoral u deshën mbi 6 muaj kërkohet që kushtetuta e vendit të ndryshohet për 6 ditë. 6 muaj për kodin e 6 ditë për kushtetutën. Këshilli dhe opozita mbetet e palëkundur duke përfunduar 5 qershorin me të gjitha elementet duke i dhënë diskutim gjithë debatit. Mazhoranca nuk do që të diskutojë, do datën, verdiktin, ata kanë vetëm një qëllim të thyejnë digën që ndan, sepse zgjedhjet sipas 5 qershorit janë e kundërta e zgjedhjeve të manipuluara. Pretendimet e kryeministrit janë të shkruara qartë që t'i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike sepse do të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura. Çdo ndryshim duhet diskutuar me transparencë", tha Bylykbashi.

Ora 18:48
Hajdari: Basha të mbështesë listat e hapura, shumica e demokratëve e duan

Rudina Hajdari tha se shtroi çështjen e listave të hapura në mbledhje pasi kërkon që PD ta përkrahë këtë nisëm pasi janë të shumtë demokratët që e duan. Hajdari tha se vetëm përmes listave të hapura mund të kemi një parlament dinjitoz që luftojnë për popullin dhe se kjo do të bëhet realitet në 30 korrik ku do të votohen ndryshimet kushtetuese.

"Ka patur dhe simpatizantë të PD që më kanë thënë që janë të zhgënjyer nga Basha që nuk mbështet këtë nisëm të listave të hapura. Unë e shtrova këtë kërkesë opozitës jashtëparlamentare të mbështesë ndryshmet kushtuese që do votohen më 30 korrik. I bëj thirrje demokratëve dhe çdo personi të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapuar, vetëm kështu do sjellim ndryshimet në Kuvend, patjetër që në zgjedhjet e ardhshme do shkojmë me lista të hapura.  Ku janë ata demokratë që flisnin për shumë problematika në arsim e shëndetësi dhe të gjitha këto do të votohen në kuvend dhe do të jenë në dorë të vetëm një apo dy persona, deputetët nuk e kanë sot fjalën e lirë. Listat e hapura do e mundësojnë këtë dhe nuk ka njëri të ndalë këtë furtunë ndryshimi. kur flasim për lista të hapura duhet të kemi konsensus të gjerë politike, prandaj vij në këshillin politik, duhet të përkrahim dëshirën e popullit opozitar për t'i ofruar këtë ndryshim", tha Hajdari.

Ora 18:39
Gjiknuri: PD refuzon që listat të trajtohen në Këshillin Politik, por procesin s'e ndalon dot

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes u shpreh se ranë dakord duke miratuar pjesën e ligjeve që ishin dakordësuar më parë, ndërsa theksoi se PD-LSI refuzuan që në këtë tryezë të diskutohej për hapjen e listave. Por pavarësisht kësaj, procesi është i pandalshëm, tha socialisti.

"Janë disa ndërhyrje për sinjalizuesin dhe në Kodin Penal që rregullojnë disa shqetësime nga opozita në krimin zgjedhor, unë propozova që të vijonim diskutimet edhe për ndryshimet kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave. Fatkeqësisht opozita nuk do që kjo cështje të trajtohet në këshill, ndryshe nga sa kërkon presidenti dhe ndërkombëtarët, që para 30 korrikut të kemi mundësi të vazhdojmë diskutimet, pasi Kuvendi ka vijuar një procedurë që nuk e ndalojmë dot.

Nuk patëm dakordësi. Procesi vazhdon. Në përgjigje të thirrjes së partnerëve, por edhe vullnetit të palëve, këshilli politik mund të ishte një forum shumë i mirë, por kjo është cështje politike. Biseda mbetet këtu, miratuan pjesën e ligjeve që u dakordësuam më parë" tha ai.

Ora 18:30
Opozita jashtëparlamentare: Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik

Burime për Report Tv thonë se opozita jashtëparlamentare ka kritikuar mbledhjen e djeshme të këshillit Politik pa praninë ë saj duke thënë se kjo është në shkelje të konsensusit dhe rregullave të funksionimit të këtij këshilli. Opozita tha se çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje si dhe për  çdo ndryshim duhet ekspertiza e OSBE-ODIHR.

"Opozita dënon show e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë. Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim. Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias", është shprehur opozita në këshill.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petriti: 24/07/2020 10:47

    Ka mbet vendi ne dore te Tit Vasilit kryehajdutit e kryeinjorantit,ligesia e ketyre hajduteve te PD-LSI eshte uleritese.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 24/07/2020 01:24

    GJITHE STRUMBULLARI I KESAJ RRUMPALLE ZGJEDHJESH ESHTE LARGIMI I ED RAMES NGA POZICIONI I KRYEMINISTRIT KA DHE RRUGE TJETER RRUGA E PROTESTAVE

    Përgjigju
  • Tosi: 23/07/2020 15:51

    Flitet se ne keshill do mare pjese trularaska me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja dhe gjthollog'ja e leshitlikes Nora b...derrja.

    Përgjigju
  • filip: 23/07/2020 13:03

    pse jeni ebre kaq media e neveritshme. dje thate nuk mblidhet, sot u mblidhka. po pse edi rama e vendos a mblidhet apo jo hapeni shifeni videon,rama tha keshilli do mblidhet sa here t akerkoje opozit aper hater t etyre sepse misionin e vet e ka mbaru si keshill

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar