Sot në 18:00 hidhet shorti për grupet e Champions, Milani në vazon 4 rrezikon rivalë 'big', Sheriff Tiraspol bën historinë

Sot merr jetë edicioni 2021-2022 i Champions League. Duke nisur nga ora 18:00 në Stamboll do të hidhet shorti i fazës së grupeve ku nuk përjshtohen super përballje. 32 skuadrat e kualifikuara do të ndahen në 8 grupe me nga katër ekipe dhe sfidat e para të kësaj faze do të luhen më 14 dhe 15 shtator. Uefa ka bërë edhe ndarjen e skuadrave në katër vazo ku në atë të parën janë ekipet kampione në vendet respektive dhe fitueset e edicioneve të fundt të Champions dhe Europa League. Kështu në vazon e parë janë:

Vazo 1
Atletico Madrid
Bayern Mynih 
Chelsea
Inter
Lille
Manchester City
Sporting Lisbonës
Villarreal

Në vazon e dytë janë ekipet “big” dhe kjo do të thotë që rrezikohen përplasje të mëdha:

Vazo 2
Barcelona
Dortmund
Juventus
Liverpool
Manchester UNited
PSG
Real Madrid
Sevilla

Vazo e tretë ka në përbërje ekipe që mund t’u hapin punë skuadrave pretendente për të kaluar grupet:

Vazo 3
Ajax
Atalanta
Lajpcig
Porto
Zenit
Benfica
Shakhtar Donetsk
Salzburg

Në vazon e katërt janë ekipet më të dobëta në letër por edhe një emër shumë i madh Milani që rikthehet në Champions pas plot 7 vitesh. Është edhe Sherif Tiraspol që ka bërë historinë duke u bërë skuadra e parë moldave që arrin në grupet e Champions League. Sherif eliminoi Dinamon e Zagrebit ndërsa mbrëmë kualifikimin e siguruan nga faza play-off edhe Shakhtar Donetsk që eliminoi Monaco por edhe Salzburg që i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Brondby.

Vazo 4
Beshiktash
Klub Bryzh
Dinamo Kiev
Milan
Ëolfsburg
Young Boys
Malmo
Sherif Tiraspol

Në grupet e Champions League nuk mund të ndeshen ekipe nga i njëjti shtet. Fituesi në fuqi është Chelsea ndërsa finalja e këtij edicioni luhet në Shën Petërburg. Po ashtu do të ndahen edhe çmimet për ata që shkëlqyen sezonin e kaluar./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik