‘Sot në altar nuk po ecën vetëm’, ky klip nga dasma e Sarës dhe Ledionit do t’ju bëjë të shpërtheni në lot (Video)

‘Sot në altar nuk po ecën vetëm’, ky klip nga dasma e Sarës dhe Ledionit do t’ju bëjë të shpërtheni në lot (Video)

Sara Hoxha, Ledjon Liço dhe Lori Hoxha gjatë ceremonisë martesore

Të ecësh në altar me njeriun e zemrës është një nga ëndrrat që mund të ruajë çdokush në sirtat. Por Sara Hoxha më datë 11 gusht e realizoi këtë ëndërr dhe u martua me partnerin e saj të zemrës Ledion Liçon, buzë liqenit Como në Itali. Ceremonia madhështore bëri shumë bujë në mediat online pavarsisht se të gjithë familjarët u munduan ta mbanin sa më diskret dhe vetëm pak caste më parë, Lori Hoxha ka publikuar në kanalin e saj në Youtube klipin e dasmës.

Nën ritmet e këngës “Mistery of love”, shihet teksa Sara Ledioni dhe shumë të tjerë të ftuar përgatiteshin për ditën e madhe. Por në sfond dëgjohen gjithashtu edhe fjalimet që mbajetën Lori Hoxha, Sara Hoxha dhe Ledion Liço para altarit.

"Faleminderit që nga marrëdhënia jote me Ledionin nuk më zëvendësove. Më fal gjithashtu që deri në njëfarë viti mendoja që do ngelej me main, por mesa duket jam unë ajo që do e luaj këtë rol. Me siguri do të ishe aty në krah të djathtë të babit, duke e ndihmuar apo kritikuar ashtu siç tidi. Gëzohem edhe pse nuk është e lehtë ta pranoj, por di që ti do të ishe e preferuara e tij, dhe jam e bindur se sot në altar nuk po ecën vetëm,”- thotë Lori.

"Javët e fundit të kam thënë disa herë që jam në siklet dhe nuk di se çfarë të shkruaj për ty. Ti e di që të dua por nuk di ta përshkruaj me fjalë. Me kë thënë që mjaftohesh me një ‘të dua’, por unë kam nevojë që ti ta dëgjosh se sa i vlerësuar që je. Sot të shoh ty, shoh London, dhe lumturinë që sjell ai në shtëpinë tonë dhe nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Të premtoj që shumë shpejt do ta kesh atë vazjën e vogël që kaq shumë e ëndërron,”- shprehet Sara në altar ndërkohë që fjalën ja ndërpret djali që e thërret ‘mama’.

"Fuqia jote është e jashtëzakonshme, e kam parë se sa e rëndësishme është familja për ty, sa mama e mirë je me Londonin, sa motër e mirë je me Lorin,”- ndërkohë që Ledioni ndërpret fjalimin e tij nga lotët dhe një zë e thërret nga njerëzit ‘forca Ledion’, ai vazhdon më tej: "Sa shoqe e mirë që je dhe sa shumë përkushtohesh që të tjerët të kënaqen më shumë se sa ti vetë. Nëse një ditë nuk do më duash sa sot, un do të kërkoj të kujtosh këtë moment këtë ditë këta njerëz sepse gjithmonë do të jem njeriu që të do më shumë se asgjë tjetër,”- mbaron fjalimin e tij dhëndri me zërin që i dridhej.

“Mund ta puthësh nusen,”- thotë Lori dhe të gjithë brohorasin. Videoja vazhdon më tej duke treguar njerëzit që argëtoheshin dhe gëzonin për lumturinë e çiftit të sapomartuar. Mund t’ju themi thjesht që ishte plot emocione!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur