Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi

BRUKSEL- Në Bruksel mbahet sot takimi i radhës mes palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin e emisarit special të Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Lajçak është shprehur se  në takimin e sotëm temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjekë këto tema.

“Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diskutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin jo shumicë në ditët në vijim”, është shprehur ai.

Takimi i sotëm në Bruksel ka ngjallë diskutime të ashpra në Kosovë. Mundësia e riaktualizimit të asociacionit serb në dialogun me Serbinë konsiderohet e rrezikshme nga presidenti, opozita dhe shoqëria civile.

Presidenti Hashim Thaçi kërkoi nga Kuvendi përmes rezolutës t’i ndalojë të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës.

“Diskutimi për asociacionin në Bruksel është fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës. Ndërsa, diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit. Po ashtu, urgjentisht duhet ta votojë edhe një rezolutë, me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Por, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në kryeqytetin evropian nuk do të diskutohet asociacioni. Në vitin 2016, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se 23 nene të marrëveshjes për asociacionin janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.KosovaPress/

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet