Sot në Kuvend buxheti, Berisha
la vetëm 12 mijë euro rezerva

Sot në Kuvend buxheti, Berisha<br />la vetëm 12 mijë euro rezerva
TIRANE- Ndryshimet në buxhet, që janë planifikuar me urgjencë nga qeveria Rama, paraqiten sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë gjendja e fondit rezervë të buxhetit të shtetit, që ministri Shkëlqim Cani e gjen ende të papërdorur, deri në datë 10 shtator 2013 ishte vetëm 1.8 milionë lekë ose 12.800 euro. Ky është rezultati më i fundit i boshatisjes totale të të gjitha fondeve shtetërore, që u ekzekutua nga Berisha dhe Bode.  

Nga fondi rezervë i ekzekutuar deri në shtator 2013, rreth 45 milionë lekë janë përdorur për shpenzime personeli, rreth 1.2 miliard lekë për shpenzime të tjera korente (shpenzime operative, transferta të brendshme dhe transferta të huaja) dhe rreth 102.9 milionë lekë për shpenzime kapitale.

Shifra më e lartë është shpenzuar në favor të zgjedhjeve. 65 milionë lekë ose 4.6 për qind e fondit rezervë të buxhetit të shtetit është përdorur për financimin e fushatës zgjedhore të subjekteve përkatëse për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, konkretisht për partitë politike.

Ndërsa 521 milionë lekë ose 37 për qind e gjithë fondit rezervë të buxhetit të shtetit është përdorur nga qeveria për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për financimin e shpenzimeve për zgjedhjet.

Shpenzimi i dytë më i madh nga rezervat prej 203 milionë lekësh të reja, ose 14.4 për qind e këtij fondi, është berë vetëm për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer proçedurat e auditimit të shoqërisë "CEZ shpërndarje". Po kështu, 58 milionë lekë ose 4.1 për qind e fondit rezervë janë dhënë për pagesën e shpenzimeve administrative të arbitrazhit ndërkombëtar për çështjet “Burimi S.R.L.&EAGLE Games” dhe “Mamidol Jetoil Petroleum”.

Sipas Aktit Normativ, rezulton që 77.9 milionë lekë ose rreth 5.5 për qind e këtij fondi t’i jetë dhënë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare nëpërmjet dy vendimeve të Këshillit të Ministrave, për investime; 5 milionë lekë ose 0.36 për qind Presidencës nëpërmjet një vendimi për shtesë në shpenzime operative dhe 120 milionë lekë ose 8.5 për qind Këshillit të Ministrave.
112.3 milionë lekë ose 7.98 për qind e fondit i janë dhënë Ministrisë së Financave nëpërmjet katër vendimeve për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

16 milionë lekë ose 1.1 për qind e fondit rezervë janë për realizimin e shtatores së Ismail Qemalit, bustit kushtuar figurës së Skënderbeut dhe financimit të federatës shqiptare të alpinizmit-Everest 2012 dhe 54.2 milionë lekë ose 3.9 për qind janë dhënë për përballimin e shpenzimeve të kurimit të një sërë të sëmurëve.
SHPENZIMET E FONDIT REZERVË NË PËRQINDJE
5.5% Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare
0.36% Presidencës
8.5% Këshillit të Ministrave
14.4% për përzgjedhjen e një shoqërie audituese për "CEZ shpërndarje"
7.98%  për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut
1.1% për shpenzime të 100-vjetorit të Pavarësisë
3.9% përballimin e shpenzimeve të kurimit të disa të sëmurëve
4.1% për pagesën e shpenzimeve të arbitrazhit ndërkombëtar për dy çështje
7.5% Ministrisë së Punëve të Jashtme për pagesën e kontributeve financiare të NATO-s për selinë e re për vitin 2012, për dhënien e ndihmës financiare qeverisë turke për emigrantet sirianë dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë
4.6% për financimin e fushatës zgjedhore të subjekteve përkatëse për zgjedhjet
37% për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për financimin e shpenzimeve për zgjedhjet

Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri