Sot në Kuvend, por a janë vaksinuar deputetët? Flet për Report Tv Duma, Mediu, Pampuri dhe Shehi

Për shumë kategori qytetarësh vaksina është e detyrueshme por çfarë ndodh me ligjvënësit? Ata sot u rikthyen në sallën e kuvendit pas pushimeve verore, por a janë të gjithë të vaksinuar? Ndjekim intervistat e marra nga gazetarja Doris Sallaku, ku janë prononcuar disa prej deputetëve duke nisur nga Grida Duma, Fatmir Mediu
Oriola Pampuri dhe Dash Shehi.

"Po e kam kryer vaksinën e parë", tha Grida Duma.

"Po e kam kryer vaksinën", tha Fatmir Mediu.

"Po i kam kryer të dyja dozat", tha Oriola Pampuri.

"I kam kryer të dyja dozat. Për vendimin e Komitetit Teknik për ti lënë jashtë auditoreve studentët që skanë bërë vaksinën mendoj se ka kohë ende të gjendet një rrugë tjetër, nuk është kjo rruga ultimative. Kemi kohë derisa të fillojë shkolla për ti gjetur një formulë që të vaksinohen", tha Dash Shehi.

Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv. Deri më tani vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët teksa pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët. Për t'iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Nga 1 shtatori u zgjat ora policore e cila fillon në 23:00 deri në 06:00. 3 kushte janë vendosur edhe për qytetarët që duan të futen në Shqipëri.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës