Sot në Muzeun e Fotografisë 'Marubi’
ekspozita "Dy rrugët e Idromenos"

Sot në Muzeun e Fotografisë 'Marubi’<br />ekspozita
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në Shkodër sot do të hapë sot dyert për ekspozitën e cila do të vijë e kuruar nga artisti shqiptar Adrian Paci.
 
"Dy rrugët e Idromenos" është ekspozita e figurës më përfaqësuese të artit shqiptar të fundit të shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX., Kolë Idromeno, një personazh i çuditshëm, poliedrik dhe njëkohësisht i pashkollë, amator e mjeshtër i shumë fushave, përçues i kodeve të stabilizueme e novator.
 
“Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos por, duke u nisë nga një zbulim i fundit në arkivën e Muzeut Marubi, vendos përballë një seri fotografike me pikturën e tij të mirënjohur "Dy rrugët",
thuhet në këtë njoftim mbi këtë ekspozitë që do të hapet sot dhe do të rri e hapur deri më 30 mars të vitit të ardhshëm.

	dy rruget e idromenos

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre