Rreth orës 06:15 të mëngjesit, Vasil Hasani 32 vjeç po lëvizte me biçikletë në aksin Shkozet-Shijak, për të shkuar në punë. Rrugës, pranë Rrashbullit u godit nga një automjet. Shoferi u largua pa i dhënë ndihmën e parë, derisa kalimtarë të rastësishëm pikasën çiklistin.
Po në orët e para të mëngjesit, një tjetër aksident në Durrës. Këtë radhë, fatmirësisht pa pasoja, edhe pse për nga mënyra si ndodhi, mund të kishte rezultuar fatal. Një automjet që lëvizte te kodra e Vilës së Zogut, doli nga rruga dhe ra rreth 40 metra duke u rrokullisur disa herë. Shoferi është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në harkun kohor të 5 ditëve, aksidentet në Durrës kanë rezultuar me pasoja të rënda. Pesë persona kanë humbur jetën, dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Më 17 gusht, një 26-vjeçar goditi për vdekje me taksi 66-vjeçarin Fezi Dine, i cili ndodhej në trotuar. Shoferi i ri pretendoi se makina iu ndez në mënyrë të pavullnetshme dhe i doli nga kontrollit.
Më tragjiku ishte ai i të mërkurës në mëngjes, më 19 gusht, në Manzë, me 3 viktima. Mes tyre, historia e trishtë e një çifti të sapomartuar në Shqipëri vetëm dy ditë para se të humbitnin jetën në aksident, Kleo Vrioni 25 vjeç, i cili kishte emigruar herët në Itali, dhe Sara Brugnatelli, 26 vjeç, e cila kujdesej për babanë e sëmurë. Pasagjeri më i ri, vetëm 15 vjeç, ndërroi jetë bashkë me ta, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Shkaku paraprak, shihet te shpejtësia dhe drejtimi i makinës në gjendje të dehur.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Aksidenti u regjistrua rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetin e përmbysur me dëme të shumta, ndërkohë drejtuesi i mjetit raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Një 32-vjeçar është përplasur për vdekje në aksin rrugor ‘Shkozet-Shijak’, ndërsa lëvizte me biçikletë. Vasil Hasani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.
Pas përplasjes ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është bërë i mundur arrestimi.
“Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij”, njoftoi Policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.









Komente
Komento