NYON, Zvicër - Janë mësuar tetë çiftet e fazës play-off të Champions League, me shortin që u mbajt mesditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Reali i Madridit ka 'peshkuar' sërish Benfican, teksa portugezët fitan 4-2 kundër 'Galaktikëve' vetëm dy ditë më parë në një ndeshje dramatike. Jose Mourinho do rikthehet në 'Bernabeu', por këtë herë si kundërshtar.

Interi do përballet kundër Bodo/Glimt, me norvegjezët që kanë treguar se janë 'kockë e fortë'. Juventusi ka arsye për të mposhtur Galatasarayn, teksa nëse kthehemi vite para, turqit eliminonin italianët.

Përballje e bukur do jetë ajo mes Dortmundit dhe Atalantës, ndërsa në këtë fazë do kemi edhe derbin francez mes Monacos dhe PSG-së. Leverkusen luan kundër Olympaicos, ndërsa Atletico Madrid kundër Club Brugge. Qarabag, ekip i cili arrin për herë të parë në këtë fazë do përballet kundër Neëcastle.

Ndërkohë që është mësuar edhe rruga e ekipeve drejt finales së madhe e cila do mbahet në Budapest.

Çiftet që do përballen në play-off:

Benfica - Real Madrid

Bodo/Glimt - Inter

Monaco - PSG

Qarabag - Newcastle

Galatasaray - Juventus

Club Brugge - Atletico Madrid

Dortmund - Atalanta

Olympiacos - Bayer Leverkusen

Raundi i eliminatoreve do të jetë me dy ndeshje, me sfidat e para të planifikuara për më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 24 dhe 25 shkurt.

Rruga drejt finales së Budapestit 2026