Botërori 2018/ Mbyllet sfida, Suedia triumfon ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 0-1

Botërori 2018/ Mbyllet sfida, Suedia triumfon ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 0-1

Suedi-Kore e Jugut

Mbyllet sfida,Suedia shënon ndaj Koresë së Jugut nga pika e bardhë e penalltisë. Andreas Granqvist ka shënuar në minutën e 65 duke triumfuar në këtë sfidë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin F, ku bën pjesë edhe Gjermania me Meksikën, me këtë të fundit që kryeson me 3 pikë.

Suedi-Kore e Jugut është një sfidë Europë-Azi. Koreanët janë bërë protagonistë të rregullt të Kupës së Botës, ku marrin pjesë për herë të nëntë, ndërsa Suedia rikthehet pas vitit 2006.

Koreja e Jugut e ka arritur rezultatin më të mirë në vitin 2002, ku shkoi deri në gjysmëfinale, ndërsa Suedia, finaliste në vitin 1958, mund të krenohet edhe me dy vende të treta në 1950-n dhe 1994-n.

Suedia hyn “Rusi 2018” si vendi i 24-t në botë dhe konsiderohet si favorite ndaj Koresë së Jugut, vendi i 57-të. Trajneri i Suedisë, Jane Anderson, ka deklaruar se arma kryesore është shpirti i grupit, ndërsa ka shmangur çdo pyetje në lidhje me Zlatan Ibrahimovic, që ka mbetur jashtë Botërorit 2018.

Në anën tjetër, me sloganin “rebelimi i lumtur”, nën drejtimin e trajnerit Shin Taeyong, Koreja e Jugut kërkon të jetë supriza e këtij grupi. Trajneri Taeyong ka pohuar se nuk do të ishte aspak çudi nëse Koreja e Jugut kalon grupin.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale