LIVE/ PSG 1-1 Arsenal (Ousmane Dembele 65' (p) / Kai Havertz 6')
HUNGARI - Këtë të shtunë duke nisur nga ora 18:00 në 'Puskas Arena' të Budapestit po zhvillohet finalja e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit. Dueli anglo-francez ishte i shumëpritur nga tifozët edhe për shkak të formës sportive të të dyja skuadrave, me ndeshjen që parashikohet 'e luftuar' në çdo sektor të fushës.
PSG vjen si kampion i freskët i Francës dhe kampion në fuqi i Champions League, ndërsa Arsenali po përjeton një vit fantastik pasi pas 22 vitesh ia doli që të marrë trofeun e kampionit në Premier Leaguen angleze të futbollit.
Komentet më të rëndësishme të finales:
83' Enrique (PSG) hedh në fushë Barcola në vend të Kvaratskhelia.
83' Arsenali bën dy zëvendësime. Dalin nga loja Trossard dhe Saka, në fushë Martinelli dhe Madueke.
66' Arteta i Arsenalit nxjerr jashtë Mosqueran dhe Odegaard, në fushë Timber dhe Gyokeres.
65' GOOL! Mosquera (Arsenal) ndërhyn keq në zonë në dëm të Kvaratskhelias dhe arbitri gjerman Siebert akordon 11 metërsh, i cili konfirmohet edhe nga VAR. Nga pika e bardhë goditi Ousmane Dembele (PSG) i cili riktheu ekuilibrin 1-1 në fushë.
55' Gjuajtje e fortë nga Hakimi (PSG), por ndal Davide Raya.
54' Saka (Arsenal) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në këmbët e Doue.
46' Mosquera (Arsenal) ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa në lojë.
46' Nis pjesa e dytë, asnjë zëvendësim nga Enrique dhe Arteta.
45+6' Mbyllet 0-1 pjesa e parë e finales së Champions League. Arsenali kryeson kundër PSG-së falë golit të Havertz pas gjashtë minutash lojë.
45' Gjashtë minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.
42' Aksion i rrezikshëm nga PSG-ja, por Fabian Ruiz gjuan mbi portë
35' Topi është mbajtur 77 përqind nga PSG dhe 23 përqind nga Arsenali.
27' Portieri Matvey Safonov (PSG) lëndohet dhe gjyqtari e ndal lojën në mënyrë që ai të marrë trajtim mjekësor. Vijon loja.
21' Vitinha (PSG) përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të ekipit, por e tepron me forcën e pasimit dhe shansi humbet.
13' Fabian Ruiz (PSG) gjen pak hapësirë brenda zonës dhe menjëherë lëshon një gjuajtje të parë. Gjuajtja shkon shumë larg shtyllës së djathtë pingule.
6' GOOL! Kai Havertz (Arsenal) përfiton nga një top i kthyer gjatë aksionit dhe me të majtën ia lë topin pas krahëve portierit Safonov.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Arsenali.
Pragndeshja
Dueli i sotëm është i teti në gjithë historinë mes dy klubeve. Më herët gjithçka ka qenë në ekuilibër. Dy fitore ka PSG, dy fitore Arsenali dhe tre ndeshje të tjera janë mbyllur na barazim. Arsenali ka shënuar tetë gola në portën e PSG-së, teksa ka pësuar shtatë.
Në sezonin e shkuar të Champions League, aty ku PSG u shpall kampion pasi mposhti në finale 5-0 Interin, të dyja klubet u ndeshën tre herë. Në fazën e ligës Arsenali fitoi 2-0, ndërsa në gjysmëfinale PSG fitoi 0-1 në Londër dhe 2-1 në Paris duke shkuar në finale, ku më pas fitoi edhe trofeun.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique e ka kthyer ekipin e tij dominues në Francë dhe Evropë. Nëse ia del të triumfojë në finale, ky do të ishte trofeu i tij i tretë në Champions League pas suksesit të një viti më parë me PSG-në dhe një trofeu me Barcelonën në vitin 2015.
Në prag të ndeshjes, trajneri spanjoll tha se motivimi i PSG-së për këtë finale është më i madh se kurrë. Enrique vlerësoi trajnerin e 'Topçinjve', Arteta.
"Janë dy qasje të ngjashme, por me taktika të ndryshme. Arsenali është gjithashtu një ekip që shënon shumë gola dhe mbrohet shumë mirë. Janë thjesht dy qasje të ndryshme taktike.
Arteta? Nuk jam i befasuar që e shoh të fitojë Premier League, Arsenali e meritonte. Ata kanë qenë skuadra më e qëndrueshme, janë skuadra më e mirë në Angli. Nëse nuk gabohem, ky është sezoni i tij i gjashtë ose i shtatë me Arsenalin dhe mund ta shihni qartë llojin e skuadrës që ka ndërtuar.
Në këtë finale, nuk mendoj se ka një favorit. Do të duhet të shfrytëzojmë detajet e vogla dhe të qëndrojmë në lojë për 90 minuta të plota. Gjithmonë ka shumë tension dhe pritje rreth këtij lloj ndeshjeje. Jemi shumë të motivuar dhe gati për një trofe", tha mes të tjerash Enrique.
'Topçinjtë' mbeten të pamposhtur në garën e këtij sezoni, duke fituar tetë ndeshje gjatë fazës së ligës përpara se të përparonin pa probleme nëpër raundet eliminatore pa pësuar humbje.
Spanjolli tjetër, Mikel Arteta, tha se Arsenali është gati për historinë. Ai shtoi se rivali në stol, Enrique, është një referencë që në kohën kur luantë në fushë.
"Mendoj se është mundësia për ta kapur momentin sepse është hera e dytë në historinë tonë që jemi këtu dhe kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e këtij klubi futbolli. Për ta bërë këtë, duhet të luajmë me aq qartësi, shumë guxim dhe një dëshirë të paepur për të fituar. I kemi këto tre aspekte dhe jam i sigurt se do të jemi afër fitores.
Enrique? Ai ka qenë gjithmonë një referencë që kur ishte lojtar, sepse ishte një lojtar shumë i veçantë. Pastaj, kur u bë trajner, nëse shikoni udhëtimin e tij kur u largua nga Spanja dhe shkoi jashtë vendit, në veçanti çfarë ka bërë me klubin dhe ekipin e PSG-së, mund të shihni gjurmët e tij kudo. Identiteti, mentaliteti, mënyra se si sillen lojtarët, mënyra se si luajnë. Pra, ai ka qenë një frymëzim dhe do të përballemi me njëri-tjetrin në atë vijë anësore", tha Arteta.
Luis Enrique dhe Mikel Arteta janë dy ish-shokë skuadre te Barcelona, ndërsa Arteta për një sezon (2001-02) ka mbajtur veshur edhe fanellën e PSG-së.
Për Arsenalin kjo e sotmja është finalja e dytë e Champions League. Për ironi, në sezonin 2005-06 ata mposhteshin 2-1 nga Barcelona në Paris.
Arbitri - Për këtë ndeshje UEFA i ka besuar gjykimin gjermanit Daniel Siebert, një prej emrave më në zë të arbitrimit në vitet e fundit. Si asistentë ndihmës do jenë gjermanët Jan Seidel dhe Rafael Foltyn, ndërsa arbitër i katërt do të jetë zvicerani Sandro Scharer. Në VAR do të jetë gjermani Bastien Dankert.
Tifozët - 'Puskas Arena' ka një kapacitet prej 67.155 tifozësh, ndërsa të shumtë janë ultrasit e të dyja klubeve që kanë 'pushtuar' Budapestin. Secili klub ka në dispozicion nga 17 mijë bileta, me pjesën tjetër që supozohet të jetë tifozeri 'neutrale'. Festa në rrugët e Budapestit ka nisur që dje, ndërsa nuk kanë munguar përleshjet e dhunshme mes dy tifozerive, edhe pse të lokalizuara.
Mungesat - PSG ia ka dalë të rikuperojë në kohë Akimin dhe Dembele, ndërsa për Arsenalin mungesë e sigurt është ajo e Ben White.
Formacionet zyrtare:
PSG: Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia Trajner: Luis Enrique
ARSENAL: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Myles Lewis-Skelly, Odegaard, Saka, Havertz, Trossard Trajner: Mikel Arteta
Trajnerët Luis Enrique dhe Mikel Arteta kanë bërë me dije formacionet zyrtare të finales së Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit (sot 18:00). Mungesa e vetme për Arsenalin është ajo e Ben White, i dëmtuar.
Formacionet zyrtare:
PSG: Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia Trajner: Luis Enrique
ARSENAL: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Myles Lewis-Skelly, Odegaard, Saka, Havertz, Trossard Trajner: Mikel Arteta
Vendosja në fushë, PSG - Arsenal
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tifozët e Arsenalit dhe PSG-së u përleshën mes tyre në rrugët e Budapestit përpara finales së Champions League e cila fillon sot në orën 18:00.
Sipas një deklarate nga policia e Hungarisë, oficerët po shqyrtojnë kamerat e sigurisë për të identifikuar huliganët e të dyja klubeve. Nga pamjet e shpërndara në rrjet shihen flakadanë, përdorim dhune dhe tension në rrugë. Tre tifozë u arrestuan të premten për dhunë në zonën e festivalit të tifozëve.
Gjatë këtyre ditëve rreth 4 mijë policë janë në rrugët e Budapestit për të siguruar qetësinë, ndërsa mijëra tifozë kanë mbërritur në qytet. 'Puskas Arena' ka një kapacitet prej pak më shumë se 67 mijë tifozësh, ndërsa sipas raportimeve pritet që mbi 20 mijë tifozë të kenë mbërritur në Budapest edhe pse nuk e kanë një biletë për në stadium.
Në bazë të analizave dhe statistikave të të dyja klubeve, faqja e specializuar, OPTA, tregon se më shumë shanse për të fituar trofeun e Champions League ka PSG-ja.
OPTA aktualisht i jep PSG-së një shans prej 56% për ta mbrojtur trofeun, ndërsa Arsenalit i është dhënë një probabilitet 44% për të kompletuar një dopietë të famshme këtë sezon.
Në 10,000 simulime, PSG fitoi brenda 90 minutash në 43.5% të skenarëve, me Arsenalin që triumfoi në 29.7% dhe 26.8% të mbetura që kërkonin kohë shtesë dhe potencialisht gjuajtjet e penalltive.
Sipas L'Equipe, secili nga lojtarët e PSG-së do të marrë afro 1 milion euro shpërblim nëse klubi francez ia del të fitojë sot trofeun e Champions League për herën e dytë radhazi. Njësoj si vitin e shkuar, klubi është dakordësuar për këtë shumë. Struktura e bonuseve u negociua me klubin nga futbollistët Marquinhos, Achraf Hakimi, Ousmane Dembele dhe Vitinha.
? ???? ??: Each PSG player will receive €1m if they win the Champions League, just like last year.
— The Touchline | ? (@TouchlineX) May 29, 2026
Marquinhos, Hakimi, Dembélé and Vitinha who negotiated these bonuses with the club management.
— @lequipe pic.twitter.com/uItko7IyIL
Komente







