Afera ‘Zdravo’, protesta kundër qeverisë së Albin Kurtit në Prishtinë! Sveçla e lidh me luftën hibride nga Serbia

Afera ‘Zdravo’, protesta kundër qeverisë së Albin Kurtit në Prishtinë! Sveçla e lidh me luftën hibride nga Serbia

Protesta kundër qeverisë së Albin Kurtit

Shoqëria civile, e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike zhvilluan sot një protestë kundër qeverisë dhe ligjit për pagën.

Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur e ka kritikuar Qeverinë për mospërfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale dhe ka paralajmëruar edhe protesta tjera.

“T’i tregojmë politikës se nuk e ke mirë, kthejuni popullit dhe lërini përrallat që nuk shiten më”.

Sipas tij, veteranët dhe shoqatat e veteranëve janë në gjendje të mjerueshme. Ndërkohë në rrjetet sociale, është bërë thirrje edhe për protestë kundër Qeverisë së Kosovës.

Në thirrje janë përmendur ato që janë konsideruar “veprime skandaloze të Qeverisë” dhe është kërkuar dorëheqja e deputetes Mimoza Kusari – Lila.

Në disa përgjime të publikuara ditë më parë nga portali Nacionale, Kusari – Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar të ketë pohuar se ka komunikuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, vitin e kaluar.

Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke e humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë.

Nga ana tjetër LVV-ja, para dhe pas ardhjes në pushtet, Radoiçiç, i cili gjendet në listën e zezë amerikane - është cilësuar si kriminel që punon kundër shtetit të Kosovës.

Avni Ajeti, ish-pjesëtar i UÇK-së i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të mos e dekretojë këtë ligj, që sipas protestuesve, është “përbuzës” për veteranët.

Ai i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale, që sipas protestuesve, është “përbuzës” për veteranët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Kërkohet largimi i Kurtit, nis protesta në Prishtinë kundër qeverisë dhe ligjit për pagën minimale në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) e ka nisur të shtunën një protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale.

Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur e ka kritikuar Qeverinë për mospërfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale dhe ka paralajmëruar edhe protesta tjera.

“T’i tregojmë politikës se nuk e ke mirë, kthejuni popullit dhe lërini përrallat që nuk shiten më”.- tha ai.

Sipas tij, veteranët dhe shoqatat e veteranëve janë në gjendje të mjerueshme.

Ora 15:10
Kurti: Përfitimet për veteranët nuk nënkuptojnë pagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se mbështet dhënien e sa më shumë përfitimeve për veteranët e luftës së fundit në Kosovë, por që përfitimet, sipas tij, nuk janë pagë.

“Paga është për punë, ndërkaq përfitimet janë mirënjohje e shoqërisë, e cila i jepet veteranit të luftës për luftën çlirimtare, fitimtare, e cila është në burim të shtetësisë, pavarësisë e lirisë sonë”, tha Kurti.

Ai i ka bërë këto deklarata, pak orë para se të mbahet një protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale, të miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, më 13 korrik.

Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), e cila është shprehur e pakënaqur pse përfitimet për veteranët nuk janë lidhur me pagën minimale në ligjin e ri.

Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë shuma që marrin ata.

Kurti ka thënë se do të angazhohet në ligj të ri për veteranët, por që fillimisht faktet duhet të jenë të sakta.

“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë pjesë edhe më shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve. Prandaj është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuatë. Veteranët, sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, ndërkaq nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit, atëherë do të bëhen edhe më shumë se 60 mijë. Andaj unë jam që të kemi falënderimin e mirënjohjen si shoqëri për të gjithë. Mirëpo nuk mund ta deformojmë luftën çlirimtare të UÇK-së”.

Kurti ka thënë se shpreson që do të punojë me shoqatat e dala nga lufta për ta rregulluar këtë çështje, dhe që të krijohet mundësia që veteranët edhe të punojnë.

“Sepse një numër i madh i veteranëve të UÇK-së nuk janë për pension, nuk janë për pensionim, sepse janë të rinj. Shumë prej tyre nuk i kanë as 50 vjet”, tha Kurti.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, kanë vlerësuar se pa përfunduar procesi gjyqësor lidhur në rastin “Veteranët”, pastrimi i listës së veteranëve nuk mund të bëhet.

Gjykata e Apelit, më 26 prill të vitit 2022, ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”.

Në akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ishte konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, është ngritur dyshimi se për 19.500 persona është dhënë statusi i veteranit në mënyrë të paligjshme.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare nga Qeveria e Kosovës, statusin e veteranit luftëtar e kanë 53.188 persona, kurse, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37.006 janë përfitues nga skema për veteranët e luftës./REL.

Ora 14:50
“Tenton të nxisë trazira në Kosovë”, Sveçla para protestës së paralajmëruar kundër Vuçiç: Serbia në aksion me luftë hibride, audio përgjimi nga duart e Vuçiçit në një media në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke e humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë.

Këtë deklaratë Sveçla e bëri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera tërhoqi një paralele me protestat që zhvillohen të shtunave në Serbi kundër presidentit Vuçiç dhe protestës asaj që pritet të mbahet sot në Prishtinë.

“Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiçit”, shkruan ai.

Ndër të tjera ai thotë se mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë.

POSTIMI I PLOTË

Lufta hibride në aksion

Vuçiçi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë.

Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë, i janë mbyllur rrugët e kontrabandës dhe i janë shkatërruar laboratorët e drogës e fermat e kriptovalutave.

Atij po i dobësohen krahët sepse dora e djathtë e tij dhe njeriu kryesor që mban lidhjen me Moskën, Aleksandër Vulin, para ca ditësh iu sanksionua nga SHBA.

Belgjika dhe Britania e Madhe ia suspenduan licencat për prodhimin e armatimit, nën dyshimet se kishte furnizuar me municion e armatim edhe Rusinë e sanksionuar.

Në Beograd, çdo të shtune, tash e disa javë ka protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe nuk duket se protestat do të ndalen shumë shpejt.

I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiçi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiçit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit.

Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiçit, nga dora e Vuçiçit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë.

Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë.

Është e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd që atje po organizohet kundër Vuçiçit.

Është edhe më e çuditshme që këtë protestë e kanë thirrur Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi në emër të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, kur të gjithë i dinë deklaratat e tyre publike se UÇK-ja ka kryer krime lufte në Kosovë.

Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë.

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 15/07/2023 18:40

    Vucici dhe Edvin tradhtari paguajn opoziten e shëmtuar shqipfolëse….!

    Përgjigju
    • Alniku: 15/07/2023 20:10

      Ndërro emër se nuk të shkon Dil me emrin e vërtetë Përshëmbull me një viç mbrapa.

  • Arbërori: 15/07/2023 18:29

    Veteranët falco janë këta mashtrues 70% e tyre ,..! Det

    Përgjigju
    • Fatosi-kosove: 15/07/2023 20:31

      I nderuar Arbërori, kam bindjen se nuk i njef as njerezit ne kosove as situaten, ketu ministri sfeklla nuk flet per veteranet e rrejshem as ata te vertet por vetem mbron mimoza kusarin per menyren e bashkepunimit me listen serbe siq ban edhe kurrci, per me teper i dashur qe ta dish mir se kurre kosova qe nga qlirimi nuk ka patur ne pushtet me shume proserb se tash, duke filluar nga mender presednike osmanka e cila eshte e bija e nje milici te millosheviqit, pastaj shum nga ministra Jane pikrisht te bijt e atyre xhelatevee qe kan denuar shqiptar qe nga vitet 70 e deri ne qershor 99 si irredentist e seperatist çdo shqiptar qe kerkonte liri dhe pavaresi, i tille ishte edhe nje kshilltar spécial i kurrcit qe quhet skellzen gasi (shkelzen gashi) pra,pastaj kryetari i KQZ-s i biri i nje xhelati serb qe fatkeqsisht shqiptar ishte, e shum e shum te tjer i dashur qe nese vetem pak ke deshire ti them me emra e mbiemra, mos harro i dashur se nje serb kriminel dhe i akuzuar per krime lufte edhe salie berisha e kishte kshilltar spécial per siguri kombetare, a nuk kishte shqiptar ne toke ta bente ate pune sipas teje !! Une them se po padyshim nje nga ata mund te ishe edhe ti i dashur pasi edhe emrin e paske te madh, nese vertet quhesh ashtu, dhe ne fund i dashur po ta them se kurrci e filloi karrieren duke mashtruar shqiptaret se do ta ban bashkimin kombetar dhe ne fund e rikthej brastvo jedinstvo-n i dashur.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia