Vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar këtë të mërkurë në Bruksel protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov e ka nënshkruar marrëveshjen së bashku me përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare, gjatë një ceremonie të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Secili shtet anëtar i NATO-s e ka nëshkruar veç e veç protokollin, ndërkohë që, i pari që e ka bërë këtë hap ka qenë Shqipëria.
Presidenti i Ilir Meta i ka uruar politikanët dhe qytetarët maqedonas e më tej e ka cilësuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO si hap që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike. Nënshkrimin e protokollit e ka përshëndetur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. "Ndihem krenar që në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike” është shprehur ai. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë historike. "E pres me kënaqësi ditën kur 30 flamuj do të valëviten jashtë selisë së NATO-s", ka shkruar ndër të tjera.
.jpg)
Jens Stoltenberg dhe Nikolla Dimitrov, pas nënshkrimit të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO
Ajo që i hapi rrugën e anëtarësimit euroatlantik Maqedonisë së Veriut ishte zgjidhja e ngërçit 30-vjeçar me Greqinë në lidhje me emrin. “Marrëveshja e Prespës” u ratifikua në fund të janarit. Me këtë marrëveshje u pranua ndryshimi i emrit në "Republika e Maqedonisë së Veriut", si dhe gjuha maqedonase si pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka të përbashkëta me maqedonasit e lashtë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt/ Karanxha: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York-ut hetohet në gjendje të lirë! Karaj: Pse Rama nuk reagoi njësoj për Metën?
17 Shkurt, 22:20
-
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’iu hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
17 Shkurt, 21:37
-
Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi në linjë me Berishën: Prokuroria e Posaçme u kthye në vegël shantazhi e linçimi ndaj opozitës
17 Shkurt, 12:10
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
4 muaj në qeli, Meta kërkon lirinë teksa zgjedhjet po afrojnë! Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt, shprehet edhe për Kryemadhin
16 Shkurt, 10:54
-
E quante 'instrument kamikaz' në duart e Ramës, Meta si Berisha me dy standarde, tani mbrojnë SPAK: Pas 11 Majit, do të vazhdojë të funksionojë
14 Shkurt, 19:25
-
VIDEO/ Si militantët e PD dhe Partisë së Metës bllokonin rrugët para SPAK dhe Tedi Blushi godiste furgonin e Policisë
14 Shkurt, 14:42
-
Pse SPAK dhe GJKKO reagojnë për protestën e mbështetësve të Veliajt dhe nuk thanë asnjë fjalë për protestat pro Berishës dhe Metës?
14 Shkurt, 14:35
-
‘Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët’, Meta nga qelia: Më shumë fonde për arsimin publik
13 Shkurt, 15:16
-
'5 horra me uniformë mësynë brenda qelisë së Metës', Tedi Blushi: Kontroll me urdhër të Ramës, nga qimet e flokëve te çorapet për 20 minuta
12 Shkurt, 17:04
-
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
12 Shkurt, 11:50
-
Altin Ketro: Derisa e vërteta e pakundërshtuetshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Erion Veliajt!
11 Shkurt, 19:33