Tiranë/ Mbahet sot ngjarja sportive ‘Tiranathlon’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve pranë Liqenit të Farkës

Tiranë/ Mbahet sot ngjarja sportive ‘Tiranathlon’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve pranë Liqenit të Farkës

Tiranathlon

TIRANE- Do të mbahet sot aktiviteti sportive ‘Tiranathlon’. Kjo ngjarje sportive bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 13:00 do të bëhet në këto segmente rrugore.

- Rruga e "Tuneleve", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve- me rrugën "Daxhit" deri te kryqëzimi rruga -Tuneleve- me rrugën "Panorama e Liqenit),

- Rruga "Daxhit-, (duke filluar nga kry.zimi rruga "Daxhit" me rrugën -Shaqir Palushi", deri tek kryqCzimi rruga -Daxhit" me rrugën e "Vrapëve"),

- Rruga "Diga e Liqenit (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Diga e Liqenit"),       .

- Rruga "Panorama e Liqenit" (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Panorama e Ligenit" me rrugën "Diga e Ligenit").

Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)

- Blv “Zhan D'Ark”, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozës-Pallati me Shigjeta).

2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

a)            Linja Nr. 1/A "Selit-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2- Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias",devijon në njërin drejtim, në Sheshin Ëillson" tjetri në qendër

b)            Linja Nr. 2 "Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit", devijon te sheshi "Ëillson".

c)            Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër" pezullohet përkohësisht.

d)            Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg" devijon te rrethrotullimi "Ekonomikut".

e)            Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti—Jordan Misja" devijon në qendër.

f)             Linja Nr. 10/A "Marteniteti i Ri—Qendër—Ish Fusha e Aviacionit" pezullohet përkohësisht.

g)            Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te rrethrrotullimi i "Fabrikës së bukës" dhe në qendër

h)            Linja Nr. 14 "Unaza" pezullohet përkohësisht.

3.            Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërme.

Ngjarja sportive 'Tiranathlon’ mbahet për të katërtin vit radhazi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit bllokojnë rrugët izraelite dhe kërkojnë zgjedhje të reja

Protestuesit bllokojnë rrugët izraelite dhe kërkojnë zgjedhje të reja