Sot nis konkurrenca
në festivalin e këngës

Sot nis konkurrenca<br />në festivalin e këngës
TIRANE- Ka nisur mbrëmë edicioni i 52-të i Festivalit të Këngës në RTSH, eventi më i rëndësishëm muzikor që përzgjedh këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Sot festivali do të ketë natën e dytë të tij, ku do të ngjiten në skenë këngëtarët konkurrues dhe duete si më poshtë: Grupi Ina, dueti Kozma Dushi & Grupi “Ina”, Marjeta Billo, dueti Juliana Pasha & Marjeta Billo, Xhejsi Jorgaqi, dueti Eranda Libohova & Xhejsi Jorgaqi, Klodian Kacani, dueti Rovena Dilo & Klodian Kacani, Frederik Ndoci, dueti Irma Libohova & Frederik Ndoci, Besjana Mehmedi & Shkodran Tolaj, trioja Myfarete Laze & Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj, Saimir Braho, Flaka Krelani & Saimir Braho, Eneida Tarifa & Lynx.

Për herë të parë ka një ndryshim koncepti për mënyrën si do të konkurrohet, nuk ka skualifikime dhe të gjithë këngëtarët do të vazhdojnë garën deri në natën finale, edhe për faktin se konkurrentët janë skualifikuar pa filluar festivalin, ku nga 32 këngëtarë që ka qenë tradita, sivjet konkurrojnë vetëm 16. Nën drejtimin e Enkel Demit, Klea Hutas, Xhesika Berberit dhe Marinela Metës, nata e parë është shoqëruar me shumë elementë të spektaklit. Mbrëmë është ngjitur në skenën e këtij festivali, edhe e ftuara speciale e këtij viti, fituesja e Eurosong 2013, danezja Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, e cila fitoi Festivalin Europian me këngën “Only Teardrops” dhe Elhaida Dani, fituese e ”The Voice of Italy”.

Drejtor i Festivalit është Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tiranës. Drejtorët artistikë janë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, ndërsa producent muzikor është Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bidas, ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati. Sipas skenaristes së këtij festivali Alda Bidas, pjesa e humorit është një element shumë i rëndësishëm.

“Është shumë e rëndësishme mënyra se si do të prezantohen konkurrentët dhe mënyra se si do të flasin drejtuesit”, thotë ajo duke na zbuluar më tej edhe mënyrën sesi do të vlerësohen këngëtarët pas çdo prezantimi: “Bashkë me regjisorin Petri Bozo dhe stafin, kemi vendosur që artistëve këngëtarë t’ju jepet koha e domosdoshme për t’u vlerësuar. Këngëtarët kanë 30 sekonda prezantim të tyrin në formë kartoline. Vlera që marrin këngëtarët gjatë këtyre 30 sekondave përfshin karrierën e tyre deri në momentin e Festivalit të 52-të”, shprehet skenaristja e festivalit Bida.

Shkrimi u publikua sot (27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta