Sot do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve trapalëshe Ukrainë-SHBA-Rusi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Abu Dhabi, sipas një zëdhënësi të presidencës ukrainase. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga Admirali Igor Kostyukov
Por teksa pritet të negociohet për dhënien fund të luftës, Rusia nuk i ndal sulmet në Ukrainë.
Gjatës natës, forcat ruse sulmuan Odesën duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe industriale.
Dy persona u vranë në një sulm me dron në rajonin Dnipro. Autoritetet lokale thanë se një 68-vjeçare dhe një 38-vjeçar humbën jetën.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin t'i japë fund luftës pasi Moska rifilloi sulmet ndaj Kievit pas një pauze njëjavore për shkak të motit të ftohtë.
Negociatat e drejtpërdrejta që përfshijnë Moskën dhe Kievin, së bashku me përfaqësues amerikanë, rifilluan në Abu Dhabi më 23–24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që nga pushtimi në shkallë të plotë i Kremlinit në shkurt të vitit 2022.
Më 30 janar, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, u takua me negociatorin e Kremlinit, Kirill Dmitriev, në Miami për ato që ai i përshkroi si “takime produktive dhe konstruktive”.
Witkoff tha se Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, si dhe këshilltari qeveritar Josh Gruenbaum, gjithashtu morën pjesë në bisedime.
Megjithatë, pavarësisht asaj që zyrtarët amerikanë e panë si një dinamikë pozitive në përpjekjet e ripërtërira diplomatike, sulmet ajrore ruse vazhduan të godasin infrastrukturën civile dhe logjistike në të gjithë Ukrainën.
Lajmi në përditësim...
Komente











