Deputetja e partisë demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një reagim për nisjen e sesionit të ri parlamentar. Tabaku shprehet se ky vit do jetë më i vështirë dhe politika duhet të zgjidhë problemet e shqiptarëve.
“Sot nis sesioni i ri parlamentar i cili është një sfidë reale për ta përdorur politikën në shërbim të shqetësimeve të qytetarëve dhe jo shqetësimet e qytetarëve për luftën pa kuptim të së përditshmes politike.
Përballë një qeverie që sot është e mbuluar nga skandalet, përballë një sistemi që po prodhon rrënim moral e politik, gjithmonë kam menduar që vlen oferta. Si?! Gjatë këtij sesioni unë do të angazhohem të çoj përpara nisma ligjore që kanë për synim:
- 1. Luftën kundër korrupsionit duke dërguar në komisione parlamentare paketën anti-korrupsion me 7 ligje të propozuar nga Partia Demokratike.
- 2. Luftën kundër monopolizimit të tregut duke luftuar në Gjykatën Kushtetuese për zhbërjen e ligjeve që ngrenë borde si ai i naftës dhe ushqimeve.
- 3. Luftën për mobilitetin social përmes integrimit të ligjeve dhe nismave që këshillohen nga progres raporti i BE që mundësojnë mobilitetin social.
- 4. Luftën kundër sistemit të pandershëm të politikave fiskale ku në qendër nuk janë qytetarët por oligarkët.
- 5. Procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë një proces kombëtar që prek dhe revolucionarizon jetën e qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë.
Ky do jetë realisht një vit i vështirë, ku situata ekonomike do të godasë xhepat e familjeve shqiptare. Koha të ndryshojmë fytyrën e një vendi që nuk ka përse emigron në Europë kur mund dhe duhet të ndërtojmë Europën këtu!
Koha është që të ndërtojmë një politikë e cila ndihmon zgjidhjen e shqetësimeve të shqiptarëve! Koha ta kthejmë parlamentin në arenë debati politik e jo arenë ku hidhet baltë e llum! Politika duhet të jetë ndryshe!
Koha të nisim të ndërtojmë Europën këtu!”- shkroi Tabaku.
Lajmi kryesor:
Nis sesioni i ri parlamentar! Berisha bllokon sërish 'Foltoren' dhe futet 'Live' në Facebook, iu drejtohet ministrave: A ju ka ardhur Rozeta nëpër shtëpia, të kujt janë 400-mijë eurot?
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor 2024, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor 2024, 12:35
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor 2024, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor 2024, 09:56
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor 2024, 17:44