Sot nis shpërndarja e shtesës
së pagave dhe pensioneve
Rritja do të përballohet nga fondi prej 2.5 miliardë lekësh. Efektet financiare nisën në korrik, ndërkohë që shtesa mbi pagën ndahet me rrogën e gushtit dhe do të vijojë të paktën deri në fund të këtij viti.
TIRANE - Sot nis shpërndarja e shtesës mbi pagat, e cila varion nga 2 deri 5.25 %. Kjo rritje do të përballohet nga fondi prej 2.5 miliardë lekësh, i përllogaritur për shtesën mbi pagat dhe pensionet, që do të nisë të ndahet nga sot (e hënë).
Efektet financiare nisën në korrik, ndërkohë që shtesa mbi pagën ndahet me rrogën e gushtit dhe do të vijojë të paktën deri në fund të këtij viti.
Shtesë mbi pagën do të përfitojnë të gjithë nëpunësit civil, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët.
Mbi bazën e shtesave të reja do të aplikohet edhe një rritje mesatare prej 5.4 % e pagave. Nga kjo rritje, që nis nga korriku, do të përfitojnë edhe 15 100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve, të cilëve paga iu rritet me 6 % dhe nga 35 122 lekë shkon në 37 199 lekë.
Një kategori tjetër që përfiton dhe që çdo vit është trajtuar me prioritet, është ajo e arsimtarëve, të cilëve paga nga 53 300 lekë iu shkon në 54 828 lekë, duke tejkaluar kështu edhe pagesën mesatare në vend. Ndërkohë ndryshimet prekin edhe pagën mesatare, e cila rritet nga 35 897 lekë në 37 854 lekë. Personat e punësuar në institucionet shtetërore janë trajtuar me rritje të diferencuar page duke pasur prioritet ata me paga më të ulëta.
Ndërkohë, rritja e pagave ndryshon për nënprefektët, të cilët janë grupuar sipas madhësisë së qarqeve.
Rritja e pagave përfshin edhe këshilltarët e ministrave, sekretarët e Kryeministrit, të Kuvendit apo Avokatit të Popullit. Për pozicionin sekretar, në vendim shtohet gjithashtu pika ku thuhet se shtesa për vjetërsi në punë për të gjitha pozicionet sekretar jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 lekë.
Ndërkohë rritja e pensioneve për të gjitha kategoritë që hyri në fuqi në datën 1 gusht, merret në shtator, informon Shekulli.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08