Ka shkuar në 736.365 numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thotë po ashtu se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 11230 vaksinime.
Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.
Ndërkohë në vend vijojnë të vijën doza vaksinash, ku vetëm dje mbërritën 14 mijë doza nga Pfizer, ndërsa në ditët në vijim prite të mbërrijnë edhe doza të vaksinës AstraZeneca.
Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.
Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, sot u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi sot edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.