Sot nisin aplikimet për riatdhesimet nga Roma! Qytetarët që rezervojnë hotelin për karantinë, vijnë të shtunën

Sot nisin aplikimet për riatdhesimet nga Roma! Qytetarët që rezervojnë hotelin për karantinë, vijnë të shtunën

Sot në orën 10:00 në faqen online të "Air Albania" nisin aplikimet dhe rezervimet për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të riatdhesohet nga Roma drejt Tiranës.  Sistemi elektronik për rezervimet online për hotelet dhe biletën do të jetë gati në orën 10:00.

Fillimisht kushdo që kërkon të rikthehet në Shqipëri në këtë periudhë kur vendi është në karantinë për shkak të parandalimit të përhapjes së infeksionit koronavirus, duhet që fillimisht që ai të  zgjedh hotelin ku do të qëndrojë i karantinuar për 14 ditë, pagesë të cilën do e kryejë vetë. Në rezervim përfshihen 3 vajtjet si dhe nata në hotel për 14 ditë.

Pasi është bërë rezervimi i hotelit dhe pranimi i kushteve , aplikuesi do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e "Air Albania" ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes Romë-Tiranë. Vetëm pasi është bërë pagesa e hotelit për karantinim, qytetari mund të presë biletën.

Për të gjithë personat që do të aplikojnë sot , riatdhesimi i tyre do të bëhet ditën e shtunë.

Sot aplikimet janë vetëm për Romën dhe më pas do të përcaktohen ato në Milano dhe vendet e tjera ku janë kërkesat nga shqiptarët për riatdhesim. Detajet i bëri të ditura ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku para dy ditësh, ku u shpreh se që duan të kthehen të atdhe karantinën do ta bëjnë në Durrës në disa hotele në qytetin bregdetar, të cilat do të paguhen nga vetë qytetarët.


Lajmi kryesor:

Riatdhesimi/ Publikohen datat e fluturimeve nga Roma! Balluku: Çmimi i biletës, minimal! Rama: Fjetjen në dy hotelet e Durrësit e mbulon qeveria


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës