TIRANË- Duke nisur nga sot, do të ketë punime në të dyja senset e lëvizjes të aksit rrugor Tiranë-Durrës për 25 ditë me radhë. ARRSH njofton se si do të devijohet trafiku.
Procesi i punës do të nisë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Në mënyrë që të menaxhohet trafiku, është vendosur që punimet të bëhen çdo 500 metra. Kështu do të bëhet e mundur që njëra korsi lëvizjeje të jetë e lirë ndërsa tjetra të jetë përkohësisht e bllokuar në gjatësinë 500 metra.
Sapo të përfundojë puna në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës. Kështu do të veprohet për 25 ditë me radhë.
"Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.
Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.
Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m. Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.
Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet!" - njofton ARRSH.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.8%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor, 10:02
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52
-
U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma
18 Dhjetor, 09:35
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Fshihet emri Air Albania nga stadiumi në Tiranë, arena e Kombëtares është gati për emrin e ri
17 Dhjetor, 19:39
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor, 18:05
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Tiranë/ Aksident i trefishtë në Sauk, një i plagosur! Report Tv siguron foto dhe VIDEO nga vendngjarja
17 Dhjetor, 17:09
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor, 16:18
-
"Martini u vra për herë të dytë, askush nuk merr përgjegjësi!' Prindërit e 14-vjeçarit letër ambasadës së SHBA e institucioneve shqiptare
17 Dhjetor, 14:15