Sot premiera e filmit ikonë ‘Ngadhnjim mbi vdekjen’, u restaurua 58 vite pas realizimit
Filmi ‘Ngadhnjim mbi vdekjen’
Sot, më 25 Mars, do të shfaqet premierë “Ngadhënjim mbi vdekjen”, filmi ikonë i kinematografisë shqiptare, i cili është restauruar 58 vite pas realizimit. Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, thotë se versioni i restauruar rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën e ekipit që e realizoi në atë kohë.
“58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, "Ngadhnjim mbi vdekjen" (1967) me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani. Ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit”, shkruan kryeministri Rama.
Filmi, prodhim i vitit 1967, është vepër e dy regjisorëve, Gëzim Erebara dhe Piro Milkani dhe skenaristit Peçi Dado. Ngjarjet e filmit “Ngadhnjim mbi vdekjen” zhvillohen në Shqipërinë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Vendi është nën pushtimin nazist.
Gjermanët kapin dy vajza të reja dhe i torturojnë ato për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund ata i ekzekutojnë duke i varur në litar në mes të qytetit për të trembur dhe terrorizuar popullin.
Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, të interpretuara nga Eglantina Kume dhe Edi Luarasi, ndërsa personazhi i oficerit gjerman, u interpretua nga i madhi Naim Frashëri.
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.4%
-
Pak
19.2%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Luli këndonte çdo natë himnin...’, Rama për kërcënimet e Berishës ndaj SPAK: Do shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:58
-
‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma
26 Mars, 17:54
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
-
Babai i Elseid Hysajt i kërkon Ramës mol në liqenin e Shkodrës: Më thanë je budalla që erdhe investove...
26 Mars, 17:10
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama ironizon PD nga Shkodra: Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, si luftë kundër komunizmit
26 Mars, 16:59
-
‘Nëse s’e bën ti, s’e bëjnë të tjerët’, Rama batuta me sipërmarrësin: Edhe kur të bën kompliment, të vë përpara
26 Mars, 16:44
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri, vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale
26 Mars, 16:27
-
‘Thethi është shkollë’, Rama: Vizitorët në Shkodër janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, nevojë për më shumë njësi akomodimi
26 Mars, 16:08
-
Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit
26 Mars, 15:45
-
Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse
26 Mars, 14:30
Ky mesazh i Edi Rames,mund te jete per anen artistike te filmit.Ai me shume veprime te tij eshte treguar si bashkepunetor i antishqiptareve,bashkepunetoreve te fashizmit.Epopea e luftes Nacional-clirimtare eshte nga me te ndriturat e historise te popullit tone.
Përgjigju