Sot pritet rrëzimi ose konfirmimi, çfarë vendosi Agron Zhukri me vendimin e 25 marsit (DOKUMENTI)

Sot pritet rrëzimi ose konfirmimi, çfarë vendosi Agron Zhukri me vendimin e 25 marsit (DOKUMENTI)

1677859843_finalprojekt.00413006.Still018.jpg

Gjykata e Tiranës me vendimin që pritet të marrë pas seancës së sotme do të vendosë praktikisht se si do të jetë politika në vijim. Nëse Berisha do të jetë kryetar i PD apo do futet sërish në zgjedhje me partinë e Ilir Metës. Po çfarë vendosi Agron Zhukri më 25 mars 2022:

Përmes një vendimi Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.  Sipas këtij vendimi Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtonte Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.  Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim. Në këtë statut, Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë që disa ditë më parë gjykata regjistroi statutin e Bashës të korrikut 2021.

10 vendime të Kuvendit Kombëtar të PD, që u miratua nga Zhukri
Miratimi i Statutit të ri të Partisë
Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021

(Kliko këtu për vendimin e Agron Zhukrit më 25 mars 2022)


Lajmi kryesor:

Fati i PD, Apeli rrëzon Berishën, vula mbetet në dorë të Bashës! Avokati Sefa: Regjistrohet grupi i Alibeajt në zgjedhje! Bylykbashi: Pati presion në sallë


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë