Sot provimi i parë i maturës, 40
mijë nxënës japin gjuhën e huaj

Sot provimi i parë i maturës, 40<br />mijë nxënës japin gjuhën e huaj
Sot është provimi i parë për maturantët. Mbi 40 mijë maturantë do të japin provimin e gjuhës angleze në orën 08:30.
 
Testi për provimin e Anglishtes do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë.
 
Testi do të vlerësohet me 50 pikë. MAS u ka bërë apel kandidatëve që të mos kopjojnë pasi në të kundër rrezikojnë pezullimin.
 
“Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse. Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike”, thuhet në Rregulloren e Ministrisë së Arsimit.
 
Vlerësimi
Do të jetë Agjencia Kombëtare e Provimeve që do të shpall skemën e vlerësimit te testit, jo më vonë se sa tri orë pas përfundimit të provimit të anglishtes. Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv