Sot qava...! Më erdhi turp nga njerëzit që ishin në meshë

Sot qava...! Më erdhi turp nga njerëzit që ishin në meshë

Dom Gjergj Meta

Ndoshta ishte hera e parë që sot, në njërën prej meshëve, m’u desh të ndalem disa herë ndërsa kremtoja. Arsyeja ishte se po më kapte dënesa e sytë më ishin mbushur me lot. Thjesht po qaja edhe pse më vinte turp nga njerëzit që ishin në meshë: katër gra e dy burra. Do t’jua shpjegoj arsyen.

Kur mbërrita te Kisha e fshatit K., sapo më pa P., një grua e dinjitetshme dhe e varfër, më tha:

“Qoftë lëvdu Krishti dom Gjergj! A mujte”

Iu gjegja si duhet dhe e pyeta:

” A je mirë ti P.? Si i ke?”

“Mirë dom Gjergj, por dun me na mbyt në ujë”.

“Si i thashë? Nuk po kuptoj” – ia prita.

“Po po dun me na ble e me na hjek prej këtu se duan të ndërtojnë një HEC. Por ne nuk e lshojm kët vend”

Ndërkohë mora vesh se familje të tjera kishin lëshuar fshatin. Familje që vinin çdo të djel në meshë. U mërzita, jo pse nuk do të kisha shumë njerëz në meshë. Jam mësuar gjithë këto vite të bëj edhe dy orë rrugë të keqe për një meshë me pesë a gjashtë vetë. Unë do të shkoj në ata fshatra edhe kur të ketë mbetur një njeri i vetëm, sepse Zoti nuk i llogarit njerëzit me numra.

Por u trishtova dhe po qaja, sepse po ndjeja vdekjen e këtyre fshatrave. U trishtova se ka njerëz që po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur. Në jetën time kam qarë më shumë para vdekjes së një njeriu që e dija se do të vdiste, se sa kur ai ka vdekur. Kështu po më ndodh edhe me fshatrat e zbrazur të Dioqezës ku po shërbej. Po i qaj se po i shoh teksa rënkojnë nën grahmat e fundit të vdekjes e askush nuk po flet.

Ndërkohë m’u kujtua leximi i parë i meshës së kësaj të Diele e ndjeva shpresë përtej çdo shprese.

“Do ta dini se unë jam Zoti kur t’i kem hapur varret tuaja e t’ju kem nxjerrë nga varret tuaja, o populli im! Do t’jua jap shpirtin tim dhe ju do ta rifitoni jetën dhe do t’ju vendos në tokën tuaj.”

U ktheva, sapo mbarova meshën, drejt Rrëshenit. Ndjehesha i pafuqishëm krejtësisht. Nga pasqyra e makinës pashë edhe një herë ato katër gra e dy burra që ishin në meshë e nuk pata turp të dënesja…

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moza: 29/03/2023 08:56

    Sa keq

    Përgjigju
  • Besim: 27/03/2023 01:13

    Dinjitoz dhe si gjithmone percjelles i mesazheve me vlere per njerzit dhe kombin. Per fat te keq, karikatura si puna nje fare Gjekmarkaj, neser gedhihen me hartime per midene e sulltan Rames. Apo te tjere, per urra ditore ndaj oligarkeve te kuq, si ata fare sharlatane me fytyren e Bollinos apo te ngjashmeve.

    Përgjigju
  • Pagani: 27/03/2023 00:05

    Feja jote eshte helm shkretetire, e huaj ne Europe. Shqiptaret nuk e duan. Kthehu ne paganizem!

    Përgjigju
    • Abdu: 28/03/2023 08:19

      Neqofte se eke megjith zemer kete QE Ke shkruar ta them edhe un megjith zemer se ai helm shkretetire heret apo vone dote zere edhe Ty mbaje mend Mo's harro

    • Meri: 28/03/2023 06:07

      Kush ta ka dhēn të drejtën që të flasësh në emër të shqipētarëve,nē emërin time?

    • soni: 27/03/2023 12:30

      Meqe je per kthim ne origjine, te lutem kthehu ne majmun. Nese s'je kthyer ende...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?