Sot Reali në ferrin "Camp Nou",
ka aromë titulli në La Liga

Sot Reali në ferrin "Camp Nou", <br />ka aromë titulli në La Liga
Dy gjigantët spanjollë ndeshen sot në 20:00 në Nou Camp në El Clasicon, që mund të përcaktojë destinacionin e titullit në La Liga. Reali udhëton te rivali më i urryer me epërsi prej katër pikësh dhe me fitore ndaj Barcelonës pothuajse do të siguronte titullin, duke konsideruar se në ndeshjet e mbetura takohet me Sevillan, Athletic Bilbaon, Granadan dhe Mallorca.

Por, ekipi i Pep Guardiolës është në formë të mirë në ligë, ku ka fituar 11 ndeshjet e fundit dhe ka përgatitur një fazë finale të tensionuar. Përveç duelit ekipor, kjo e sotmja do të jetë një përballje jashtëzakonisht e rëndësishme për dy yjet kryesore të skuadrave, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi, në garë për çmimin e golashënuesit më të mirë. Ata të dy kanë realizuar nga 41 gola.

Gjiganti katalanas ka fituar gjashtë prej shtatë ndeshjeve të fundit në ligë kundër Realit, duke barazuar në tjetrin, kurse Los Blancos kanë shënuar vetëm një fitore në 10 përballje me Barcelonën, prej kur Jose Mourinho mori drejtimin e ekipit më 2010. Barcelona dhe Real Madridi udhëheqin ndaj pjesës tjetër të ligës në pothuajse çdo statistikë ekipore dhe individuale. Bilancet e tyre mes vete janë shumë të ngjashme, por ka edhe të atilla që dallojnë.

- Dy golashënuesit më të mirë: Reali është një gol larg rekordit të ri në ligë prej 107 golash, kurse Barcelona nuk është larg jubileut të saj me 96.

- Mbrojtjet më të mira: Skuadrat kanë dy mbrojtjet më të mira. Në 33 ndeshje, Barcelona ka pësuar vetëm 24 gola, kurse Reali 29.

- Më shumë goditje: Barcelona ka bërë 256 goditje drejt portës, kurse Reali 270.

- Më pak raste kundër: Barcelona ka pësuar 88 goditje në portën e saj gjatë gjithë këtij sezoni, kurse Reali 114.
- Reali udhëheq me asiste: Lideri Real ka bërë 76 asiste në gola, 20 më tepër se kampioni në fuqi.
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)

Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)