Ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në orët e pasdites gardualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar në veriperëndim dhe zonat malore të vendit por me intensitet të ulët.
Pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë, për të cilat Agjencia e Mbrojtjes Civile në koordinimin me Ministrinë e Mbrojtjes ka marrë masa të nevojshme në rast emergjence.
“Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 21°C
në zonat e ulëta 12 deri 29°C
në zonat bregdetare 15 deri 27°C
Na e merr te keqen ne malokve shiu or teeeejjjjj
Përgjigju