Sot hyn në fuqi ligji për rikthimin e basteve online! Kompanitë që do aplikojnë për licencën 10-vjeçare duhet të kenë 3 vite ‘eksperiencë’ në vendet e BE

Sot hyn zyrtarisht në fuqi ligji i lojërave të fatit, që i hap rrugën rikthimit të basteve sportive vetëm online. Pesë vite pas nismës së qeverisë ‘Fundi i Marrëzisë’ që uli qepenat për mbi 4 mijë pika bastesh në të gjithë vendin, tashmë ato do të rihapen por me rregulla të reja.

Në total do të jepen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, 10 licenca për ushtrimin e këtij aktiviteti me periudhë jetë-gjatësie 10 vite.

Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit. Po ashtu nuk duhet të kenë ndjekje penale si dhe nuk duhet të mbartin detyrime ta papaguara.

Për të aplikuar kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë.

Për të luajtur online, persona do të regjistrohen me kartën e identitetin në faqen ueb, ose aplikacion, të gjitha transaksionet do bëhen nëpërmjet sistemit bankar dhe organizatorët janë të detyruar që të mbajnë të dhënat e lojtarëve në një regjistër të posaçëm për tre vite.

Sipas qeverisë kjo është një masë për të kontrolluar paratë që do të qarkullojnë në këtë aktivitet.

Ndërkohë për të mbrojtur lojtarin dhe për ti dhënë garanci fituesit në ligj është vendosur që organizatori i basteve sportive online duhet të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat

Dhjetë kompanitë brenda datës 15 të çdo muaj duhet të derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm 15% të ardhurave bruto nga loja, kurse lojtarët do të tatohen mbi bazë të të ardhurave që sigurojnë, pra me fasha nga 13-23%.

Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji shërbejnë për krijimin e Fondit të Posaçëm që shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, dhe teknologjisë së inovacionit.

Sistemet e këtyre kompanive bastesh do të auditohen ka Komisioni i Licencave. Hapja e basteve sportive online pritet të sjellë në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë të ardhura në vit.

G.M./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqip: 01/04/2024 15:55

    i mbyllen se donin tja hiqnin bisnesin dikujt dhe i hapen se do ja japin bisnesit te veteve. ky eshte bisnesi i qeverise mafies shqiptare

    Përgjigju
  • veri: 01/04/2024 13:21

    Sot hapen me ligj por asnje here nuk kane qene te mbyllura,pronaret vampire keto vite u pasuruan sepse vetem fitonin dhe taksa nuk paguanin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)