Deputeti Socialist Erjon Braçe është kundër basteve si një aktivitet që do të sjellë pasoja të rënda ekonomiko sociale të familjeve shqiptare e ku fitues është vetëm organizatori.

Bastet do ta mbysin sportin, nga bastet fiton vetëm organizatori, askush tjetër! Bastet nuk ju bëjnë të pasur” thotë Braçe me zë të lartë në një videopostim në Instagram.

Braçe është i bindur se teoria që me baste do të fuqizohet sport është gënjeshtër e mashtrim

“A jeni në terezi, pse me lekët e basteve do të mbahet sporti? Pse me lekët e basteve bëhet sporti”

Braçe thotë se nga bastet fiton vetëm organizatori dhe si shembull për të ‘hedhur poshtë’ atë që e quan propagandë të disave që janë të interesuar ta miratojnë këtë pr/ligj tregon me një shembull të thjeshtë sa fiton lojtari, sa qeveria dhe sa organizatori

“Nga 200 lekë të luajtura nga lojtari sporti s'do të marrë as 5 lekë, pra 4.5 lëke, dhe tregon monedhen 5 lekëshe. Ndërkohë nga 200 lekë të luajtura nga lojtari, nga viktima do të shkojë si tvsh në buxhetin e shtetit 2.32 lekë pra më pak se gjysma e 5 lekëshit”

I indinjuar nga një emision transmetuar mbrëmë në television publik ku këmbëngulet se bastet do të ndihmojnë të lulëzojë sporti Braçe thotë se do të ndodhë e kundërta.

“Miserabilitete. Bastet do ta mbysin sportin.

Kërkon që televizionet publike të përcillet mesazhi i qartë se bastet do të mbysin sportin

Nga bastet fiton vetëm organizatori, askush tjetër! Bastet nuk ju bëjnë të pasur”