Roma e Daniele De Rossit që njeh vetëm fitore deri tani sot sfidon Interin kryesues të Serisë A. Ndeshja e javës së 24-të në Itali luhet në orën 18:00 në “Olimpico” dhe premton spektakël. De Rossi thotë se çdo skuadër mund të mposhtet ndërsa ziklatërit zbresin me më të mirët ën fushë dhe duan fitoren e radhës. Lukaku vihet sot sërish përballë të kaluarës së tij. Nesër në mbrëmje luhet supersfida tjetër e kësaj jave Milan-Napoli. Në futbollin italian po shihet edhe mundësia e një reforme pasi Interi, Milani e Juventusi kanë kërkuar zyrtarisht një kampionat me 18 skuadra gjë që nuk I pëlqen pjesës më të madhe të Serisë A.
Ndërkaq java e 24-të nisi me duelin e mbijetesës Salernitana-Empoli luajtur në stadiumin Arechi. Empoli i shqiptarëve fitoi 3-1 duke siguruar tre pikë jetike në garën për mbijetesë. Golat e fitores erdhën në minutat e fundit ndërsa mbrojtësi i Kombëtares Ismajli ka luajtur gjithë ndeshjen duke qenë një nga pikat kryesore të ekipit nga Toskana.
Borussia Dortmund fitoi në ndeshjen hapëse të javës së 21-të në BUndesligë. Verdhezinjtë mundën pastër 3-0 Freiburg falë dygolëshit të Malen dhe një goli nga Fullkrug. Pas kësaj fitoreje Dortmund me 40 pikë konsolidon vendin e katërt në renditje që të dërgon në Champions. Ndrësa sot në 18:30 luhet përballja direkte e kryesueseve Leverkusen-Bayern MYnih.
Në La Liga Real Betis fitoi në transfertë ndaj Cadiz 2-0 dhe ngjitet në vendin e 6-të në renditje në zonë që të dërgon në Kupat e Europës. Sot në Bernabeu luhet përballja direkte e ekipeve kryesuese ku Real Madrid pret Gironën e vendit të dytë me objektivin për të nisur arratinë në krye.
*Përgatiti Andi Kapxhiu