Sot, njëri prej rrjeteve sociale më popullor në botë, Twitter mbush plot shtatë vjet që nga dita e krijimit të tij (15 korrik 2006). Ky rrjet social mundëson për përdoruesit e saj që të dërgojnë me miqtë e tyre mesazhe që përmbajnë deri në 140 karaktere.
 
Këto mesazhe, në gjuhën e Twitter-it njihen ndryshe si “Cicërima”. Twitter ka si logo pikërisht një zog që cicëron, subjekti i të cilit është përcjella e mesazhit tek sa më shumë persona. Ky rrjet social regjistron në mbarë botën mbi 500 milionë përdorues.
 
Që në vitet e para të krijimi të saj, kompania e Twitter-it u zhvillua me hapa galopantë, e cila në tremujorin e parë të vitit 2007 kishte rreth 400 mijë cicërima të postuara nga përdorues të saj, duke u cilësuar si një konkurrent i fortë për “armikun” e saj, Facebook.
 
Në 18 dhjetor të vitit 2012, Twitter njoftoi se kishte tejkaluar 200 milionë përdorues aktivë. Zyrat qëndrore të Twitter ndodhen në San Francisko, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në New York ku ka servera shtesë dhe disa zyra të tjera.

(v.gj/shqiptarja.com)