Ligji për Magjistratët/ Basha propozim mazhorancës: Konsensusi kalon në këto 7 pika

Tiranë-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas vendimit për të bojkotuar seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu. Basha ka thënë se shkolla e magjistraturës është kthyer në shkollë partie, dhe se kryeministri Edi Rama e ka kthyer në fenomen shkollën e plepave. Basha tha se votat e opozitës për ligjin e magjistratëve nuk zgjidh problemet dhe kolapsin e Reformës në Drejtësi.  Basha prezantoi 7 pika që sipas tij përbëjnë rrugën nga duhet të kalojë konsesusi.

Më herët Basha zhvilloi një mbledhje grupi me deputetët demokratë ku iu bëri të qartë qëndrimin e PD-së në lidhje me këtë ligj. 

Ligji është aprovuar vetëm me votat e mazhorancës. Është miratuar që ta kapte Edi Rama e mos t’ia hiqte njeri nga duart. Tani është një shkollë partie, e them për ata që e mbajnë mend çfarë ishte. Institucion totalisht i kapur nga Rama., s’kemi as KLGJ as KLP, propozimi atyre është që kompetenca t’i kalojë KLD-së së dikurshme dhe kryeprokurores. Edhe nëse ne japim votat, problemi nuk zgjidhet. Shorti ka zgjedhur 5 anëtarë që kanë lidhje me PS-në.  Reforma në drejtësi u kthye në kënetë, ka ngecur në llum. Po të kishim reformë, Saimir Tahiri do ishte në burg. Ramës nuk i intereson një reformë në drejtësi e pakapur. Të tjerat janë pallavra. Rama po kthen në fenomen shkollën e plepave. KPK me dy standarde. Qytetarët shqiptarë ta dinë qëndrimin tim. Ne jemi në kolaps total të reformës në drejtësi. T’i qëndrojmë konsensusit të 2 viteve më parë, të zhbëjmë të gjitha veprimet e njëanshme të mazhorancës.

Pararojë kursi partiak ku referohen kandidaturat sipas preferences të Ramës e këta të jenë gjyqtaret e prokuroret në 3 vitet e ardhshme, pra kapje afatgjatë. Edhe nëse do i jepnim votat problemi që shtrohet para vendit dhe partnerëve qendron: A e ndryshon kjo faktin që s’kemi Gjykate Kushtetuese që kemi një prokurori të emëruar me votat e mazhorancës? A e zgjidh faktin që 1 vit e 4 muaj pas skadimit të afatit kushtetues s’kemi as KLGJ e as KLP. Që 5 anëtarët e KLGJ e KLP përfaqësojnë një ngjyrë të PS se shorti ka rënë mbi një grup kandidatësh pasi janë përzgjedhur. Po të kishim një reformë funksionale në drejtësi, Tahiri duhet të ishte në burg, hetimet duhet të ishin hapur me kohë për figura të PS të lidhura me krimin. Ramës nuk i interesojnë prokurorë e gjyqtarë të pavarur. Kjo është pengesa kryesore për Reformën në Drejtësi, të tjerat janë pallavra. Edhe qytetarët ta dinë sot pozicionin tim, të PD pse jemi në këtë kolaps total kushtetues të Reformës në Drejtësi.

1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

2. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.

3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.

4. Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.

5. Zgjidhja urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm

6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të Vettingut. Ndërprerja e mënjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.

7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Ata që me qëllim e kapën sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është hapi i parë që të rikthehet besimi. Cfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 cështjet kryesore nuk duhet të sabotohet përsëri. Kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtët persona. Fatmir Xhafaj ishte në konflikt interesi, e bëri këtë për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që vettingu në polici të fillonte nga ministri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Basha irritohet me LSI-në: Skena të vjetra si ato të Sigurimit, llafe për show

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shfaqur i irrituar në konferencën për mediat. Gazetarët e pyetën Bashën lidhur me qëndrimin që LSI-ja si parti opozitare shfaqi në Kuvend. Basha tha për thirrjen e Luan Ramës për një dialog me qeverinë, se i ngjan njësoj si skemat e vjetra të sigurimit të shtetit.

Më duket se kjo është pak si skenë nga ato të vjetrat e Sigurimit, disa prej tyre ecin akoma, po kjo nuk ecën. Opozita ka një qëndrim unik për këtë çështje dhe qëndrimi është që siç e thashë herën e fundit, nuk mund të shërojmë një pacient që i janë këputur krahët dhe këmbët, thjesht duke i fashuar plagët.

Kërkohet një ndërhyrje e thellë për t’ qëndruar besnik konsensusit të 21-22 korrikut. Nuk ka rrugë tjetër. Janë llafe sa për show për të bërë titullin e ditës, nesër pasnesër nuk e kujton askush. Këto janë themelet e krizës dhe pa zgjidhur këto, sistemi i drejtësisë do të zhytet në llumin e kënetës Rama-Xhafaj.

Lulzim Basha, kryetari i PD-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 24/07/2018 04:54

    Nuk besoj se ke komoditetin te Vendosesh kush te per keto lidhje skeni nga ja mban I por leri llafet dhe votoni sa me shpejt. Mos harro se je me opozite dhe vetem protozon alternative dhe ske shans te vesh kushte. Je pakice dhe kaq.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 23/07/2018 21:54

    O lul shal ngjitmi djersa dhe gjaku i popullit do të zëri syt ty o kriminel kryekriminelit salhe e hajdutit me cizme like floririt . ZOTI VONON POR KUR SAHRON .

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 23/07/2018 21:54

    O lul shal ngjitmi djersa dhe gjaku i popullit do të zëri syt ty o kriminel kryekriminelit salhe e hajdutit me cizme like floririt . ZOTI VONON POR KUR SAHRON .

    Përgjigju
  • sali krimineli: 23/07/2018 19:42

    thuaj perralla popullit se gjoja po ben diktatur.thuaju qe ne nuk e votojm nga inati qe sekuastruat pronat e llalles.thuaji ketij populli se po ju vjen radha juaj.thuaju se jeni antishqiptar dhe doni te keqen e ketij vendi me cdo kosto.thuaju qe dhe kur jeni ne opozit doni pusht-tet qe te beni ju ligjin dhe jo ata qe i votoj populli.thuaj ketij populli se sa raporte more qe te shpetoj llalla me shoket qe tani po na ikin nje nga nje se na dolen te korruptuar.u thuajshqiptareve qe demokraci per ju eshte shit vri dhe vidhe sa me shume kete popull.thuaj ketij populli qe ne demokraci ligjin e ben me i forti dhe jo ligjet e shtetit,thuaj ketij populli se demokraci per ju eshte te mos paguash taksa uje dhe drita .thuaj ketij populli qe po te mbarojn leket dhe te duhen me shume .te fala harunit dhe i thua qe ti kur vete ne holland se po nuk vendose rrip ne makin te shqyqjn bbybbyn

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 23/07/2018 18:10

    Po nuk ke bythke te ndalesh Vetingun o langaraq.

    Përgjigju
  • Qoqja: 23/07/2018 14:50

    Beje si te bejsh se mir ben se fundi fundit bythen tende po perpiqesh te mbrosh se je bere si thesi me miell i LAZARATIT qe sa me shum ta shkundesh aq me shun nxjerr o spurdhjak HOLLANDE se na cave gajden .

    Përgjigju
  • tonin: 23/07/2018 14:24

    asnje terheqje nga reforma,,kot ben trimin luli ne fund do e votojn te gjith

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin