Seanca e sotme në Kuvend u fokusua sërish tek debati për projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të Kombëtar. 

Që në nisje të seancës, deputetët opozitarë kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të ishte prezent në sallë. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar seriozitet dhe përgjigje të pyetjeve që opozita ka ngritur mbi çështjen e Teatrit.

Ne nuk kemi bërë pyetje sepse është e kotë por LSI insiston. Mos u zgërdhini o hajdutër. Që mos t’i përgjigjeni as pyetjeve të opozitës ç’kuptim ka? Ç’a kujtoni se jeni ju more? Po i vini flakën parlamentit. Në krevat me krimin, n.q.s s’ka këllqe ajo lë të vijë ai, ideatori që të japë llogri. Keni marrë pyetje, përgjigjuni pyetjeve. Mos vazhdoni procedurë fasadë se do të trajtoheni edhe ju si fasadë kriminale mos u zgërdhini hajdutër. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

“Nuk kemi asnjë iluzion, t'u bësh pyetje hajdutëve është e kotë, por LSI insiston, ka bërë pyetje. Keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës dhe po përdorni procedurën me emergjencë. Mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin. Por që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën Kuvendit, thirrini mendjes. Ku ju çon mendja mor fatkeqë. Mendoni se do mbuloni vjedhjen e shekullit. Mendoni se do mbyllni gojën me një palo etike. Kodi i etikës është mos u merr me ministra të lidhur me krimin dhe drogën.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Pas Bashës, i menjëhershëm ka qënë replikimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi zbatimin e byrosë. 

Spaho dhe Basha përdorin në gjuhë të papranueshme. Ju mirëkuptoj, se jeni të fashitur. Por këta persona të papërgjegjshëm, i kërkoj byrosë së Kuvendit që të marri masë ndëshkimore për gjuhë të papranueshme në Kuvend. Nëse opozita ka ardhur për të marrë pyetje, përgjigjet i kanë marrë në Komisionet parlamentare.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Ju i bëni hajdutët ministra dhe kërkoni t’i mbyllni gojën opozitës. Ku ju çon mendja more fatkeq? Mendoni që do ta mbyllni gojën me një palo kod etike. Kod etike është mos vidh, mos bashkëpuno me krimin, mos mbroni kriminielët. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Zoti Kryetar, nuk është nevoja për ta provokuar këtë seancë, përgjigjia ndaj pyetjeve është minimum i etikës së Kuvendit. Le të zhvillojmë një seacnë normale. Zoti Kryetar gjykoj se nuk ka arsye që të mos iu përgjigjen pyetjeve. I kanë kapacitetet intelektuale për t’ju përgjigjur pyetjeve.

Luan Rama, nënkryetar i LSI

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka thënë se seanca duhet të ndërpritet.

Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni sencën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, mender kryeministri të jetë këtu. Thirreni burracakun qe nuk pati kurajen te firmoste vendimin e KM, ia le zevendeses, sa kohe i ka hyre detut ne kembe te kete kurajen e te vije ketu, te pergjigjet e te jape gjithe shpjegimet e nevojshme, me korriere e me bedele nuk behet kjo pune.

Edmond Spaho, nënkryetar i PD-së

Ishte ministrja Mirela Kumbaro që i ka kthyer përgjigje Spahos, por deputeti demokrat ka vazhduar sërish me kërkesën e tij që kryeministri Rama të ishte në Kuvend.

Opozita është përgatitur për një debat maratonë brenda sallës plenare, ndërsa jashtë saj, deputetë të opozitës do t'i bashkohen protestës së artistëve. Mazhoranca i ka votat e nevojshme për ta kaluar këtë ligj, i cili u shqyrtua me procedurë të përshpejtuar. Një tjetër nismë që pritet të ngjallë debate sot brenda Kuvendit pritet të jetë edhe ligji për Avokatinë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
Berisha i kërkon Ramës të vijë në Kuvend, përgjigja e Ministrit Ahmetaj: S’i do qejfi të vijë

Replika janë zhvilluar në seancën e sotme mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Arben Ahmetaj.

Shkak është bërë kërkesa e Berishës që Rama të vinte sot në sallë në diskutimet për projektligjin për Teatrin e Ri Kombëtar. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton nga Kuvendi se përgjigjen ia ka kthyer ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Replikat:

Berisha: Të vijë këtu ai kryehajduti juaj
Balla: Mbaj gojën ti mbaj gojën
Ahmetaj: Nuk i do qejfi të vijë.