Sot seanca në Kosovë, serbët
marrin ministrinë e Bujqësisë

Sot seanca në Kosovë, serbët<br />marrin ministrinë e Bujqësisë
Pas arritjes së marrëveshjes, koalicioni ‘PANA’ (PDK, AAK, NISMA dhe AKR) ka kërkuar që këtë të enjte të zhvillohet seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
 
Lajmin e ka konfirmuar Milaim Zeka, deputet i Kuvendit nga radhët e Nismës për Kosovën.
 
"Të enjten ora 10.00, seanca e Parlamentit", ka shkruar Zeka në Facebook. Ndërsa është arritur marrëveshja edhe me Listën Serbe.
 
AKR ka hequr dorë nga drejtimi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila do t’i takojë Listës Serbe.
 
Pas disa orë negociatash lideri i AKR-së është bindur të heqë dorë nga Ministria e Bujqësisë.

Lista Serbe është e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës, thonë zyrtarët e Listës Serbe.

Igor Simiç, deputet i Listës Serbe dhe zëdhënës i këtij subjekti politik , thotë për Radion Evropa e Lirë se para se të arrihet çfarëdo marrëveshje me subjektet politike shqiptare, Lista Serbe do të konsultohet me Qeverinë në Beograd dhe me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Simiç thotë se Lista Serbe mirëpret arritjen e marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN dhe forimimi i institucioneve të reja duhet të realizohet sa më parë.
 
Pritet që seancën e  kësaj të enjteje të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, pason periudha prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë së re.


dy.b/e.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre