Është shtyrë seanca në GJKKO ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Arsyeja e shtyrjes së kësaj seanca ishte se dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci janë infektuar me COVID-19. Seanca e radhës do të zhvillohet më 31 janar.
Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.
Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.9%
-
Jo
43.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin
21 Janar, 12:32
Po te jete puna per te denuar ndonje polic rryshfetxhi per 200 mije leke te thyejne ne mes keta te Spakut, nuk ka Covid qe i ndal. Per Saje Qorrin, per Like Floririn i ze Covidi brinje me brinje. Me sa duket leta dy prokurore flene ne nje shtepi dhe ne nje shtrat. Turp o maskarenj prokurore.
PërgjigjuPo ka minister me te koruptuar dhe gjithe ato maskaralleqe qe ka bere po pse nuk eshte i lidhur me banden e ruges se dursit dhe te kavajes bashke apo i haruat ju gazetar para se te behej minister ne kombinat apo ska gje po pse abilajt ca fshatare qe nuk njiheshin fare na dolen ne piac qe kur erdhi kushuriri ne detyre u bene te njojtur po si ka mundesi qe sajmire tahiri pinte kafe me ta tek lokali bujarit dhe hante drek apo ska gje po ku e njojten jeard celen abilajt apo ishin vipa qe hanin e pinine dreka e darka me peshk tek tatua qe u conte me gomone mallin qe e bllokonin rugen tek akademia si kontrolle drejtori dhe ikte malli sa kamera ka fshire drejtori per vrases dhe u merta leket apo ska gje po nga na doli kaq i pasur ky minister dhe te tjeret se e njohim mire para se te behej deputet kush ishte apo bisneset me lefter soten jane te mira dhe per kete prekuroret dhe gjykatesit mos te blihen po te japin denimin qe meriton
Përgjigju