Kuvendi miraton dekretet e Metës për ndryshimet në qeveri, opozita braktis seancën

Maxhoranca miratoi sot në një seancë të jashtëzakonshme e cila zgjati rreth 30 minuta dhe u shoqërua me debate dhe tensione me opozitën, tetë dekretetet e presidentit Ilir Meta për ndryshimet në qeveri. Që në nisje të seancës së Kuvendit, opozita me kërkesë të Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, përkatësisht kryetar i grupit parlamentar të PD dhe LSI, kërkoi debate për dekretet, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga maxhoranca si e pabazuar në rregullore. Shumica parlamentare përmes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kërkesa e opozitës nuk është e parashikuar në asnjë nen të rregullores së Kuvendit. Ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se nuk ka ndodhur kurrë në të paktën 31 vite, që seanca për votimin e dekreteve të ministrave të shoqërohet me diskutime. 

Pas debateve, opozita braktisi seancën dhe mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit për disa minuta, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh me tone të ashpra kur akuzoi Ramën se i mbylli gojën opozitarizmit, duke moslejuar debatin për dekretet e Metës si dhe shtoi se largimi i kryeministrit është emergjencë kombëtare. Teksa opozita linte ulëset e Kuvendit, maxhoranca votoi tetë dekretet e Metës për ndryshimet në qeveri përfshirë edhe emërimin e Erion Braçes në postin e zv/kryeministrit dhe Elisa Spiropalit në ministrinë e re që rikrijohet pas më shumë se një viti, atë të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Dekreteve i mungon emri i shkarkimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pasi presidenti Meta refuzoi propozimin për emërimin e Gent Cakajt në vend të tij dhe për rrjedhojë nuk ka dekretuar as lirimin e tij nga detyra. Ky ngërç detyroi kryeministrin Edi Rama t'i propozojë Metës emrin e vet për ministër të Jashtëm, propozim për të cilin Meta s'është shprehur ende.

Si u votuan dekretet e Metës për ndryshimet në Qeveri

Ministër i Ekonomisë dhe Financave

Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj si ministre e Ekonomisë

77 vota pro,                 77 vota pro       

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës

Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku

76 vota pro,                 77 vota pro

Ministre e Kulturës

Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti 

77 vota pro,                 77 vota pro 

Ministër i Arsimit, Sporteve dhe Rinisë

Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini

77 vota pro,               77 vota pro 

Ministër për Sipërmarrjen

Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi

77 vota pro,             77 vota pro

Ministër i Bujqësisë

Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi

77 vota pro,          77 vota pro

Zëvendës- kryeministër

Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe

76 vota pro,             77 vota pro

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Elisa Spiropali

77 vota pro

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
Berisha transmetoi fjalimin në rrjetet sociale/ Kush është deputetja 'kameramane' që zëvendësoi Endri Hasën (VIDEO)

Në një kohë kur maxhoranca votonte dekretet e Ilir Metës për ndryshimet në qeveri, ish-kryeministri Sali Berisha doli në foltoren e Kuvendit të mbante fjalim. Mediat ishin të fokusuara te votimi i dekreteve dhe asnjë prej tyre nuk e transmetoi fjalimin e tij. Por Berisha kishte menduar zgjidhjen duke shfrytëzuar rrjetet sociale. Ka qenë deputetja e PD, Albana Vokshi e cila është kthyer në "kameramane" dhe ka filmuar me telefon celularë fjalimin e ish-kreut demokrat duke mundësuar kështu edhe përcjelljen në rrjetet sociale.

Deputetja e PD Albana Vokshi duke transmetuar në Facebook fjalimin e Berishës

Kujtojmë që seancat e kaluara një "detyrë" të tillë e ushtronte deputeti Endri Hasa, por ai është përjashtuar nga punimet pasi seancën e fundit të Kuvendit goditi me vezë kryeministrin Edi Rama në foltore duke i thënë se këtë e ke nga studentët të cilët ndodheshin në protestë përpara Parlamentit. 

Ora 18:23
Tensionet në Kuvend/ Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD

Lulzim Basha ka mbledhur me urgjencë aleatët në selinë blu pas tensioneve me maxhorancën në seancën e Kuvendit, ku u miratuan dekretet e Ilir Metës për ndryshimet në qeveri. Burime për Report Tv thanë se në këtë mbledhje do diskutohet për marrëdhëniet me parlamentin, aksionin opozitar në vijim dhe përgatitja e një agjende për publikim të denoncimeve të reja për qeverinë. 

Ora 18:17
Paralajmërimi i Kryemadhit: Hapni ekranet se nga nesër do ketë lajme pafund

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë një paralajmërim të fortë sot para gazetarëve. Pas seancës së jashtëzakonshme për dekretet e Presidentit për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj (Lexo këtu), Kryemadhi tha se opozita nuk do të jetë më zjarrfikëse për të shuar protestat por se nga nesër do të vihet në ballë të tyre.

“Shumë shpejt do të mblidhemi dhe do kemi axhendën. Nuk është çështje bojkoti se nuk ke çfarë të bojkotosh. Opozita është bashkë. Do njiheni shumë shpejt jo vetëm me axhendën por dhe me grupet e strukturat. S’ka nevojë më për protesta masive. Ke me qindra studentë, familje, minatorë, naftëtarë. Opozita nuk do të jetë më zjarrfikëse dhe të fikë më zjarrin e protestës por do të vihet në krye të protestave. Çdo njeri që i jep oksigjen këtij hajduti psikik është tradhtar”, tha Kryemadhi.

Ajo iu rekomandoi qytetarëve të mbajnë hapur ekranet, ndërsa gazetarëve iu uroi suksese pasi tha se nga nesër do të ketë lajme pafund. “Ju kërkojmë të hapni ekranet. Suksese dhe ju sepse lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”, u shpreh Kryemadhi.

Ora 17:35
Sesioni i jashtëzakonshëm, si u kthyen deputetët në seancën e parë të Kuvendit për 2019-ën
Ora 17:29
Balla: Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm sapo Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin e shkaktuar nga Meta (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, u shpreh sot pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku u votuan dekretet e Ilir Metës për ndryshimet në qeveri, se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme. Balla tha se kjo detyrë do mbahet përkohësisht nga kryeministri Edi Rama derisa Gjykata Kushtetuese, shtoi ai, të zgjidhë ngërçin e krijuar nga presidenti Ilir Meta, i cili sipas Ballës ka vepruar në shkelje të Kushtetutës kur rrëzoi dekretin për Cakajn. "Gent Cakajn do ta kemi në kabinet sapo kushtetuesja të zgjidhë ngërçin me presidentin. Dhe kjo ka bërë që kryeministri ka propozuar emrin e tij për të qenë ministër i Jashtëm, deri në tejkalimin e kësaj situate. Kjo ka ndodhur edhe me z.Meta, kur iu besua detyra e zv/kryeministrit krahas njëherë ministër i jashtëm dhe njëherë ministër Ekonomie. Pra është një praktikë e konsoliduar parlametnare dhe kushtetuese", u shpreh Balla.

Ora 17:25
Basha jashtë Kuvendit: Rama i shpalli luftë opozitarizmit, ta rrëzojmë me çdo kusht dhe çdo çmim

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Ramën se i shpalli luftë opozitarizmit duke mos lejuar debatin për dekretet e Metës në Kuvend. "Kjo është kapje e parlamentit. Asnjë rregull s'e pengon opozitën të mbajë fjalën. Kuvendi është i marrë peng nga një hajdut psiqik. Nuk mund të ketë më një shtet me një kryeministër psiqik. Sot i dha dërrmën e fundit Kuvendit dhe u përpoq t'i mbyllë gojën opozitës dhe opozitarizmit. Shqipëria nuk mund ta pranojë më këtë gjendje. Ne do jemi në krah të njerëzve që t'u japim atyre zgjidhjen politike. Çdo ditë me Ramën kryeministër është një ditë krize, largimi i tij është emergjencë kombëtare. Kush i shërben atij me vetëdije ose padije, është tradhtar i interesave të popullit të vet, i interesave të qytytarëve dhe dhe duhet të trajtohet si i tillë", u shpreh Basha.

Ora 17:21
Opozita kërkon debat për dekretet e Metës/ Ruçi: Kundër rregullores, s'ka asnjë precedent nga 1989-a

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh sot në Kuvend, në përgjigje të kërkesës së opozitës të cilët kërkuan debat për dekretet e Metës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, se kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Ruçit tha se nga viti 1989 nuk ka ndodhur asnjëherë që dekretet e presidentit të shoqërohen me debate. Sipas tij, rregullorja parashikon vetëm votimin për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. "Kërkova precedentët e kaluar të seancave plenare. Nga 1989 deri në 2018, 37 seanca parlamenare për emërime dhe shkarkime ministrash, pra me 160 dekrete. Kjo që kërkoni ju nuk ka ndodhur kurrë. Nuk parashikohet në asnjë nen të rregullores", u shpreh Ruçi.  

Ora 17:16
Seanca për dekretet e Metës/ Ministrat e shkarkuar në fund të sallës, midis tyre edhe Bushati. Të sapo emëruarit, në llozhën e Kuvendit (Foto)

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare për dekretet e presidentit Ilir Meta ka nisur sikurse ishte paralajmëruar, në orën 17:00. Sikurse shihet në fotografitë e mëposhtme, ministrat e shkarkuar, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro, Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi shihen të ulur në fund të sallës së Kuvendit, ndërsa ministrat e sapo emëruar, Besa Shahini, Elva Margariti, Belinda Balluku dhe Anila Denaj shihen të ulura në llozhën e Kuvendit. Dy ministrat e tjerë të shkarkuar, Damian Gjiknuri e Sonila Qato duket se kanë zgjedhur të mos ulen në fund të sallës të Kuvendit. Në reshtin e të  shkarkuarve është pikasur edhe Ditmir Bushati, i cili ende vazhdon në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi Meta nuk ka dekretuar ende shkarkimin e tij, nën argumentin se ky dikaster nuk mund të lihet pa një ministër. Pak ditë më parë, Meta refuzoi të dekretojë për ministër të Jashtëm propozimin e kryeministrit Edi Rama, Gent Cakajn. (Lexo këtu)

Ora 17:15
Seanca për votimin i dekreteve për ministrat/ PD dhe LSI: Duam debat

PD dhe LSI kanë kërkuar debate për dekretet e presidentit Ilir Meta, lidhur me votimin e ndryshimeve në qeveri në seancën e jashtëzakonshme. Kërkesa u bë nga kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. "Kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve të bëhet me debat. Dhe kërkojmë që të zhvillohet debat, pasi na mbështet rregullorja dhe kushtetuta", tha Spaho. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruqja: 16/01/2019 19:25

    SI CDO HERE TURP DHE MARRE .A THUA SE RREGULLORE A THUA SE ASHT KAFE JO PARLAMENT KU POPULLI PRET NGA BIJT E TIJ NONJE FRUT TE EMBEL PO JO VETEM MASKARADE NE EMER TE POPULLIT .TANI OPOZITA UDHEHIQET NGA PRESIDENT BAFTJARI QE MESA DUKET PO E NDJEN FRIKEN E DREJTESIS SE RE DHE PI BEN CASHT E MUNDUR NE KRAH TE OPOZITES POR DHE NGA FRIKA E MONES .SE PASTAJ E JA QETH KOKEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja