Sot sfida Euro 2024/ Ish deputetja shqiptare në Kroaci: Me zemër me Shqipërinë, në përballjen me Kroacinë të fitojë më i miri

Ermina Lekaj Prljaskaj, ish deputetja shqiptare në Kroaci në emisionin "Sot Live në Shqipëri' në Report Tv, tregon emocionet në prag të ndeshjes Kroaci – Shqipëri e vlefshme për Euro 2024, që do të mbahet sot në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut.

“Një numër i madh kroatësh kanë udhëtuar drejt Gjermanisë. Edhe ne shqiptarët që jetojmë këtu jemi mes dy zjarresh, sepse duam kombëtaren e Shqipërisë por dhe të Kroacisë, sepse jetojmë në një vend miqësor. Le të fitojë më i miri” thotë Prljaskaj në një intervistë për Report Tv duke kujtuar dhe futbollistët shqiptarë që luajnë në Kroaci si Kozniku, Shala, Gresja.  

“Dëshiron të fitojë më I miri por sigurisht që zera rreh për Shqipërinë.

Kroacia Shqipërinë dhe popullin shqiptare e sheh si popull miqësor. Edhe vëllau dhe burrat e familjes time erdhën në Gjermani për të bërë tifo. Donin të blinin biletat në pjesën e Shqipërisë, por meqë kishin mbaruar biletat kanë blerë bileta në anën e Kroacisë, por me zemër janë me Shqipërinë” tregon Ermina Lekaj.

Ku do e shohë ndeshjen?

Është një restorant me pronar shqiptar. Aty do të shohim ndeshjen bashkë me miqtë kroatë. Do të jetë shumë emocionuese. Për ne do të jetë fitore pa marrë parasysh cila skuadër fiton. Mos harroni se shumë të rinj që janë lindur këtu e kanë ëndërr të jenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Edhe pse nuk kanë jetuar në Shqipëri, nëse i ftojnë me shumë dëshirë i bashkohen kombëtares së Shqipërisë’ thotë Ermina Lekaj Prljaskaj për gazetarin Nertil Agalliu. 

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Sllovenia e pafat, Serbia e barazon 1-1 në aksionin e fundit

Euro 2024/ Sllovenia e pafat, Serbia e barazon 1-1 në aksionin e fundit