Sot shpallet lista përfundimtare
e fituesve në universitete

Sot shpallet lista përfundimtare<br />e fituesve në universitete
TIRANE- Ministria e Arsimit do të publikojë gjatë mesditës së sotme listën përfundimtare të fituesve të universiteteve publike. Sipas specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, listat tashmë janë gati, por gjatë pasdites së djeshme janë bërë testimet e fundit për të shmangur çdo gabim të mundshëm me listën e fituesve. Lista me emrat e 30 mijë aplikantëve për në shkollë të lartë që do të publikohet gjatë ditës së sotme është lista përfundimtare e fituesve dhe preferencave ku ata do të nisin studimet e larta.

Kjo pasi në listën që u publikua një javë më parë, kanë mbetur 3200 vende të lira, ndërkohë një kategori e madhe të rinjsh kanë mbetur të pakënaqur me preferencën ku janë shpallur fitues, ndaj kanë kërkuar të ngjiten një preferencë më lart. Kështu kjo listë paraprake fituesish do të ketë zhvendosje dhe 3200 kandidatë që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, do të ngjiten në listë në këtë fazë të dytë. Ndërsa sa u përket vendeve të mbetura bosh, specialistët thonë se ata do të publikohen vetëm pas javës së parë të procesit mësimor.

Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë