Sot mbushen 103 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali. I biri i Mahmut Nedim beut I cili u lindi në Vlorë, në vitin 1844, shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më pas vazhdoi të mesmen në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht.
Kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll. Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës.
Në vitin 1900, për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.
Ismail Qemali udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.
Më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ia dorëzoi pushtetin Komisionit Ndërkombëtar dhe u nis bashkë me familjen për në Francë. Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia dhe më 12 shkurt u varros në oborrin e Teqesë në Kaninë, mbi Vlorë.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.5%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1087
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Timo Flloko 'kokë më kokë' me Kadarenë, aktori interpreton poezinë e njohur të shkrimtarit
19 Shkurt, 21:43
-
Sot 104 vite nga vdekja e Ismail Qemalit, kryeministri i parë shqiptar! Në 28 nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë
24 Janar, 08:56
-
Rubrika 'Në librari' me katër tituj të ri! Nga kryevepra e Musil tek 'Lidershipi' i Ismail Qemalit, monografia për Anagnostin e romani Ermal Metës
11 Dhjetor 2022, 19:05
-
Auron Tare zbardh intervistën e Ismail Qemalit në Londër: Nëse ish presidenti, Rusvelt kërkon kurorën e Shqipërisë, ne do ta vendosnim të parin
29 Nëntor 2022, 10:53
-
SPECIALE/ Ismail Qemali, historia e rrëfyer nga stërnipi i tij: Dy fjalë për ish-mbretin Zog dhe vuajtjet e panjohura të familjes! Për 'vrasjen' ka ende të pathëna
29 Nëntor 2022, 10:28
-
'Do të marr vaporin! Do të shkoj në Shqipëri', gazetari nxjerr shkrimin e 110 viteve më parë: Pasi luftoi pesë shekuj, Shqipëria do ta fitojë pavarësinë pa luftuar
28 Nëntor 2022, 11:48
-
Jubileu i gjimnazit ‘Ismail Qemali’, Veliaj të rinjve: Krenaria e qytetit të Tiranës, mos bëni gabimet e brezit tonë, që u nda nga partitë e nga politika
22 Nëntor 2022, 13:37
-
Historia e djalit të Ismail Qemalit që u burgos nga Enver Hoxha dhe përfundoi në kampet e diktaturës/ Dëshmia e nuses: Në 1945 Mehmet Shehu thirri vjehrrin tim Qamil Vlorën, i kërkoi…
23 Janar 2022, 07:35
-
Fati tragjik i firmëtarëve të Pavarësisë, si përfunduan të burgosur, ose të dënuar me vdekje
30 Nëntor 2021, 12:34
-
Ismail Qemali që nuk kemi njohur, pa ditëlindje dhe pa mbiemrin Vlora! Kush ishte grekja Kleoniqi Surmeli, zonja e parë e shtetit shqiptar
28 Nëntor 2021, 11:56
-
109-vjetori i Pavarësisë, i treti përvjetor me kremtime të kufizuara! Festimet nisën nga Vlora ku u ngrit Flamuri! Të pranishëm Rama, Meta dhe Nikolla (VIDEO)
28 Nëntor 2021, 07:22
-
'I poshtër, vrasës', një 'luftë' me sharje me telegraf mes Esat Pashës e Ismail Qemalit
19 Korrik 2021, 10:09