Sot skadon afati i licencës
METE: CEZ të mos provokojë

Sot skadon afati i licencës <br />METE: CEZ të mos provokojë
TIRANE - Sot është dhe afati i fundit që Enti Rregullator i Energjisë Elektrike i la Kompanisë CEZ Shpërndarje një afat 30 ditor për të përmirësuar situatën energjetike, para se të merret një vendim për heqjen e Licences.

Një muaj më parë, Enti Rregullator i Energjisë nisi zyrtarisht procedurën për rishikimin e licencës së CEZ, ku i vendosi kompanisë një sërë kushtesh për t’u plotësuar. Në datën 17 dhjetor Enti pret përgjigjet zyrtare të CEZ për këto kushte, për të marrë vendim se si do të veprojë. Nëse ERE konstaton se CEZ nuk i ka përmbushur kushtet, procedurat ligjore për heqjen e licencës mund të marrin edhe një tjetër muaj kohë deri në finalizim.

Pikerisht nje ditë para përfundimit të këtij afati (dje, 16 dhjetor) Qeveria paralajmëroi CEZ të mos shkaktojë tension publik me ndërprerjet e energjisë elektrike, në të kundër do të mbajë përgjegjësi penale.

Në një konferencë për shtyp, Zv/ministri i METE-s Eno Bozdo kërkoi nga CEZ-i që të marrë masat për përballimin e defekteve dhe për furnizimin me energji pa ndërprerë të qytetarëve.

“METE i kërkon kompanisë CEZ Shpërndarje të mos provokojë tension publik me anë të veprimeve dhe mosveprimeve. Mosofrimi me dashje i një shërbimi publik të domsodoshëm përbën vepër penale. Të gjithë shkelësit do të dalin para ligjit, sot, nesër apo në të ardhmen. METE i kërkon kompanisë së shpërndarjes që të marrë masat për përballimin e defekteve që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit, ndërsa kërkoi gjithashtu që t’u përgjigjet në kohë të gjitha problemeve që do të shfaqen”, tha dje Bozdo.

Bozdo akuzoi CEZ shpërndarje se nuk ka kryer detyrën për furnizimin me energji elektrike të qytetarëve.

“METE është duke ndjekur situatën për çdo ndërprerje të enegjisë. Ndërprerjet e energjisë janë pasi CEZ-i nuk ka përmbushur detyrimet e saj dhe kohëzgjatja e defekteve është rritur në mënyrë jonormale në sajë të performacës jo të mirë të saj. Ne kemi prova që CEZ-it i mungon edhe baza e pajisjeve që janë të domosdoshme për të përballuar problemetikën e një moti të ftohtë”, tha Bozdo.

(Lajmi fillimisht u publikua më 16 dhjetor 2012, ora 13:00 dhe u përditësua në orën 07: 20 të 17 dhjetorit, 2012)
Redaksia online
(eç/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju

Sulmi ndaj Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju