VIDEO/ Trofeu 'tërbon Demat e Kuq', Partizani fiton 1-0 kundër Egnatias dhe siguron Superkupën e tretë në histori

VIDEO/ Trofeu 'tërbon Demat e Kuq', Partizani fiton 1-0 kundër Egnatias dhe siguron Superkupën e tretë në histori

Partizani ngre Superkupën në 'Air Albania'

FT/ Partizani 1-0 Egnatia (Rrapaj 37')


TIRANË - Partizani fitoi 1-0 kundër Egnatias dhe ia doli që të ngrejë Superkupën e Shqipërisë për herë të tretë në histori. Goli i Arinaldo Rrapajt në minutën e 37-të, pas gafës së portierit Alen Sherri i ka dhënë "Demave" trofeun e këtij sezoni, me të kuqtë që janë edhe kampionët në fuqi të Superligës. Trajneri Arbër Abilaliaj shijon trofeun e parë në stolin e Partizanit, me ekipin që vinte në finalen e "Air Albanias" pas gjashtë barazimeve radhazi në Superligë.

Me fillim në orën 19:00, vëmendja e tifozëve në Shqipëri ishtë në Tiranë, aty ku mori jetë Superkupa e Shqipërisë 2023 pas fërshëllimës së Enea Jorgjit. Ndeshja nisi mirë, me Egnatian që kishte kontrollin e lojës. Me disa raste shënimi, rrogozhinasit e Edlir Tetovës nuk mundën të dilnin te goli. Finalja do vendosej nga episodi i minutës së 37-të, kur Alen Sherri bëri dhurata para kohe këtë fundvit dhe i pasoi topin Rrapajt, me "Topin e Artë" 2023 që nuk gaboi me portën bosh.

Në pjesën e dytë veçohet episodi i minutës së 72, kur Fernando gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, 11 metërsh që u akordua edhe pas konsultës me VAR. Braziliani tentoi një "panenka" dhe Panajot Qirko kuptoi dhe priti gjithçka. Partizani merr Superkupën e tretë në histori (2003-04, 2019-20), teksa Egnatia nuk ia doli edhe për shkak të gabimeve. Spektakli ka edhe kostot e veta dhe në fund ishte përvoja që nxori Partizanin te trofeu.

Komentet e rëndësishme:

90+8' Mbyllet 1-0 finalja, Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë 2023.

90' Tetë minuta shtesë.

72' Fantazisti i Egnatias, Fernando gaboi nga penalltia. Braziliani tentoi të befasonte me "panenka" Qirkon, me vlonjatin që ka kuptuar gjithçka dhe e ka ndalur. Penalltia u akordua pas konsultës meVAR. 

37' Portieri i Egnatias, Alen Sherri ka bërë një gafë në Superkupën e Shqipërisë duke i dhuruar një pasim Arinaldo Rrapaj, me "Topin e Artë" të 2023 në Shqipëri që kaloi në epërsi Partizanin. Portieri më i mirë i vitit duket se ka nisur dhuratat para kohe.

1' Fillon ndeshja në Tiranë.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Sota, Sembene, Hadroj, Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsouka Trajner: Arbër Abilaliaj

Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Isgandarli, Spahiu, Paulauskas Trajner: Edlir Tetova

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Humbi një trofe në finale, Edlir Tetova: Egnatia dominoi lojën, s'jam i keqardhur për penalltinë

1701441798_edlirtetova.png
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli pas finales së Superkupës. Në "Air Albania" Partizani mundi 1-0 të besuarit e tij, me rrogozhinasit që në minutën e 72 humbën shanset për të barazuar. Fernando nga penalltia provoi spektaklin dhe "panenka" e tij u ndal nga portieri Qirko. Trajneri Tetova thotë se loja u dominua nga të tijtë.

"Mendoj që si lojë ishte e dominuar nga ne. E vendosi një gabim që mund të ishte i evitueshëm. Për atë çfarë dha skuadra jam i kënaqur. Nuk jam i keqardhur për penalltinë e Fernandos sepse ai ashtu i ekzekuton penalltinë. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë suksese Partizanit", tha Tetova për MCN.

Ora 21:37
Superkupa është e Partizanit, Abilaliaj: Ishte momenti që të dilnim te fitorja


Pas gjashtë barazimeve radhazi, Partizani ia doli të fitonte 1-0 kundër Egnatias në "Air Albania" dhe të siguronte trofeun e tretë të Superkupës në histori. Pas ndeshjes për MCN foli edhe trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj. I lumtur vlonjati, që sheh të sigurojë trofeun e parë në karrierë vetëm pak javë nga nisja e karrierës si trajner.

"Trofeu? Shumë i lumtur, fusim një trofe më shumë në klub. Emocion i veçantë, ishte momenti të arrinim te fitorja. E kishim ndërtuar lojën që Egnatia të mbante topin dhe ashtu doli. Bëmë presing dhe portieri gaboi disa herë. Mënyra sesi erdhi loja ishte një tek ndeshje për t’u fituar dhe kjo ka rëndësi në fund.

Ne dolëm me një trofe përballë një ekipi të mirë si Egnatia. Patëm mundësi për golin e dytë. Po na kthehen lojtarë të dëmtuar që kanë kohë që janë jashtë forme. Më pëlqeu sjellja e mbrojtjes. Një ndeshje e rëndësishme dhe shyqyr Zotit që e sollëm në shtëpi këtë trofe.

Më mirë si futbollist apo trajner? Emocionet kur je përgjegjës për 22 lojtarë është akoma më i madh. Luajnë futbollistët në fushë dhe është një kënaqësi e madhe. Mbi të gjitha është që trofeu shkon te raftet e Partizanit, mbi trofe ndërtohet çdo gjë. Tani kemi Erzenin dhe është një ndeshje po kaq e rëndësishme. Kemi shpenzuar shumë energji dhe do të kemi një ekip që nuk ka luajtur sot”, tha Abilaliaj.

Ora 21:18
VIDEO/ Partizani merr Superkupën e tretë në histori, momenti kur kapiteni Murataj ngre trofeun


Partizani mundi 1-0 Egnatian dhe siguroi trofeun e tretë të Superkupës në histori. Arinaldo Rrapaj vendosi sfidën me golin e tij dhe bëri që Partizani të festonte trofeun e dytë këtë sezon, pas kampionatit. Ceremonia në "Air Albania" u zhvillua në tribunë, me kapitenin Valentino Murataj ngriti trofeun dhënë nga zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri.

Ora 20:34
VIDEO/ VAR dhe penallti në finale, Fernando 'lë nam' nga penalltia! Tentoi spektaklin


72' Partizani 1-0 Egnatia. Fantazisti i Egnatias, Fernando gaboi nga penalltia. Braziliani tentoi të befasonte me "panenka" Qirkon, me vlonjatin që ka kuptuar gjithçka dhe e ka ndalur. Penalltia u akordua pas konsultës meVAR. 

Ora 19:45
VIDEO/ Alen Sherri fillon me dhuratat e Krishtlindjeve, Arinaldo Rrapaj ndëshkon Egnatian në Superkupë


37' Partizani 1-0 Egnatia / Portieri i Egnatias, Alen Sherri ka bërë një gafë në Superkupën e Shqipërisë duke i dhuruar një pasim Arinaldo Rrapaj, me "Topin e Artë" të 2023 në Shqipëri që kaloi në epërsi Partizanin. Portieri më i mirë i vitit duket se ka nisur dhuratat para kohe.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja