Sot, takimi i radhës Thaçi-Daçiç
për zbatimin e marrëveshjes
Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Palët pritet të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, e cila është arritur më 19 prill.
BRUKSEL- Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.
Palët pritet të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, e cila është arritur më 19 prill.
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka shfaqur shpresën se kryeministrat do të bëjnë hapa para në dialog dhe në zbatim të marrëveshjes.
Në raundin e trembëdhjetë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet sot në Bruksel mes dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, autoritetet e BE-së pritet të prezantojnë draft- marrëveshjet për çështjet e Telekomit dhe Energjetikës.
Palët kanë afrime sidomos sa i përket çështjeve të energjetikës, por po tentojnë të vendosin në nivel kryeministrash për telekomin respektivisht kodin telefonik dhe licencimin e një operatori serbë mobil në Veri.
Nga Zyra e Baroneshës Catherine Ashton, është thënë se Thaçi dhe Daçiç do të bisedojnë për zbatimin në praktikë të marrëveshjes së prillit, pa hyrë në detaje tjera.
Ndërkaq, kryenegociatorja kosovare në bisedimet teknike për çështjet e implementimit të marrëveshjes Edita Tahiri ka bërë të ditur se disa pika të draft marrëveshjeve në fushën e telekomit dhe energjetikës për të cilat palët do të bisedohen ditën e sotme.
Çështje të tjera të cilat pritet të diskohet sot mes kryeministrave janë edhe ato të energjisë por edhe të drejtësisë dhe sigurisë.
Ndërkaq, këtë javë, Ashton do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24