Sot testimi online i mësuesve në
Tiranë, ja rregullat për arsimtarët

Sot testimi online i mësuesve në<br />Tiranë, ja rregullat për arsimtarët
TIRANE- Nis sot testimi i mësuesve në Tiranë. Ministria e Arsimit do të “mat” njohuritë e rreth 1857 mësuesve të kryeqytetit, para se të kalojnë në testim edhe mësuesit në rrethe.  Testimi do të zhvillohet në gjashtë shkolla të ndryshme,  në gjimnazet e Tiranës, “Partizani”, “Ismail Qemali”, “Petro Nini”, “Sami Frashëri”, “A. Z. Çajupi” dhe “Sinan Tafaj”. Sipas Ministrisë së Arsimit provimi do të zhvillohet online, me disa turne, në klasa jo më shumë se 20 mësues. “Mësuesit duhet të paraqiten në qendrën, ku do të realizohet procesi, me dokument identifikimi (e detyrueshme). Pjesëmarrësit nuk i lejohet: Të marrë ose të japë informacion nga një mësues tjetër. Të komunikojë me një mësues tjetër.

Të bëjë komente për përmbajtjen e instrumentit gjatë kohës se zhvillimit të procesit. Të mbajë celular ose mjet tjetër të teknologjisë informacionit dhe komunikimit. Të ndërrojë vendin e paracaktuar”, - thuhet në udhëzimin e MAS për testimin e mësuesve. Në tiranë janë rreth 3500 mësues, ku 1500 prej tyre nuk do të japin provimin pasi kanë mbi 20 vite punë si dhe kanë kategorinë e parë të kualifikimit, atë të mjeshtër në fushën e arsimit. Më herët Drejtoria Arsimore e Tiranës i ka dërguar një shkresë drejtorëve të shkollave për të organizuar testimin, ku mes të tjerash thuhet se provimi do të “vërë në prove” aftësitë e tyre në fushën e mësimdhënies dhe të edukimit.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është shprehur se ky provim do të vlerësojë cilësinë e mësuesve. “Është e nevojshme që ne të bëjmë një vlerësim të situatës ku kryefjalë mbetet cilësia e mësuesit. Ky vlerësim na duhet për të ditur se ku janë nevojat për mbështetje për zhvillimin profesional të mësuesve. Në fund të këtij procesi ne do të kemi një bazë të dhënash të plotë bazuar në një instrumente shkencor se cilat janë nevojat e çdo mësuesi që është në sistemin e arsimit parauniversitar”, - tha Nikolla pak ditë më parë. Por për çfarë fushash do të testohen mësuesit “Testimi për planifikimin. Planifikimi sipas nevojave të nxënësve. Objektivat ose rezultatet e të nxënit. Burimet e të nxënit.

Planifikimi i situatave nga jeta reale. Sigurimi i koherencës së planifikimit. Planifikimi i instrumenteve të vlerësimit. Testimi për mësimdhënien dhe të nxënit. Metodologjia e mësimdhënie-nxënies. Vlerësimi i të nxënit. Teknikat e të pyeturit dhe diskutimet. Menaxhimi i klasës dhe sjelljes se nxënësve. Mjedisi fizik i klasës. Klima në klasë. Testimi për etikën dhe komunikimin. (Etika dhe sjellja, bashkëpunimi me komunitetin). Kodi i etikës. Komunikimi me nxënësit. Komunikimi me prindërit. Komunikimi me kolegët. Bashkëpunimi me komunitetin”, - përcakton udhëzimi i Ministrisë së Arsimit.

Pas provimit
Pas zhvillimit të testimit, mësuesve nuk do t’ju rrezikohet vendi i punës. Sipas Ministrisë së Arsimit menjëherë më pas do të nisë hartimi i kurseve për nevojat që do të kenë arsimtarët për të rritur shkallën e kualifikimit. MAS thekson se mësuesit nuk kanë pse të kenë frikë për punën, pasi testimi bëhet vetëm për kualifikimin e mësuesve. Pas testimit të arsimtarëve të Tiranës, do të zhvillohet provimi edhe për ata të rretheve dhe kush ka mbi 20 vite punë, nuk do të përfshihet.

Penalizimi
“Mësuesit duhet të paraqiten në qendrën, ku do të realizohet procesi, me dokument identifikimi (e detyrueshme). Pjesëmarrësit nuk i lejohet: Të marrë ose të japë informacion nga një mësues tjetër”
 
MAS
Sipas Ministrisë së Arsimit menjëherë më pas do të nisë hartimi i kurseve për nevojat që do të kenë arsimtarët për të rritur shkallën e kualifikimit. MAS thekson se mësuesit nuk kanë pse të kenë frikë për punën


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit