Sot Tirana pret shortin e play-off, Trembin Young Boys dhe Dinamo Zagreb, nëse kanë fat përballen me...

Sot Tirana pret shortin e play-off, Trembin Young Boys dhe Dinamo Zagreb, nëse kanë fat përballen me...

Në orën 14:00 në Nyon hidhet shorti për fazën play-off të Europa League. Tirana i vetmi ekip shqiptar i mbetur në garë mëson kundërshtarin. Uefa ka bërë edhe ndarjen e skuadrave në grupe dhe bardheblutë kanë mësuar rivalët e mundshëm edhe zyrtarisht. Tirana ka arritur të evitojë Crvena Zvezdan dhe Celtic por mund të përballet sërish me dy ekipe shumë të forta. Young Boys i Zvicrës dhe Dinamo Zagreb e Kroacisë janë rivalë të mundshëm të skudrës që drejtohet nga Egbo.

Gjithsesi Tirana nëse ka fat mund të ketë edhe rivalë shumë më të lehtë se Young Boys dhe Dinamo Zagreb. Nëse Tirana ka fat në gogla dhe nuk përzgjidhet si ekipi kundërshtar i dy ekipeve të mësipërme atëherë rivali do të jetë nga grupi i skuadrave jo favorite në ndarjen e Uefa-s dhe  Tirana mund të përballet edhe me njërën nga skuadrat fituese të çifteve:

1- Floriana (Maltë) vs Flora Talin (Estoni)

2- Kups (Finlandë) vs Suduva (Lituani)

3- Djugarden (Suedi) vs Kluzh ( Rumani)

Ndeshja e fazes play-off do të luhet më 1 tetor.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë