13.826 qytetarë morën vaksinën anti-COVID, në total mbi 200 mijë! Rama: Zemra mal
Pamje nga procesi i vaksinimit në sheshin
Sot shënohet dita e 9-të nga vaksinimi masiv, ku në total gjatë ditës janë kryer 13.826 vaksina, një shifër kjo më e lartë se dje.
Që fillimi i fushatës së vaksinimit që ka nisur në datën 11 janar, janë vaksinuar 206,708 qytetarë. Numrin e bëjnë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
Foton ku shkruan se Shqipëria arriti shifrën e 200 mijë qytetarëve të vaksinuar, kryeministri Rama e ka shoqëruar me fjalët “Zemra mal”.
Procvesi i vaksinimit masiv ka vijuar me ritme të shpejta dhe kjo vërehet në shifrat që bëhen me dije ditë pas dite. Me nisjen e vaksinimit masiv 9 ditë më parë Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë duke lënë pas vendet më të mëdha të Evropës si Gjermania, Italia apo Franca dhe të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë.
Ndërkohë që brenda 10 ditëve në Shqipëri do të vijnë edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac.Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se objektivi është arritja deri në 500 mijë vaksinime deri në muajin maj me qëllim që sezoni turistik të mos ketë kufizime në orare. Aktualisht po vaksinohen të moshuarit +65 vjeç, gazetarët, operatorët, policët e ndërsa do nisë për të moshuarit të moshave 60 vjeç të sëmurë kronikë. Më pas, vaksinimi do të shtrihet te fasoneritë që kanë qenë një nga vatrat kryesore të infektimit dhe te stafi i strukturave akomoduese.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Foto e postuar nga ministrja Manastirliu
/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
7.1%
-
Pak
10.7%
-
Aspak
82.1%
Vota total: 28
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57