Vaksinimi masiv/ Rama: Askush nuk do mbetet pa vaksina, këtë javë një tjetër lajm të mirë! Manastirliu: Sot arrijmë në 200 mijë vaksinime gjithsej

Brenda kësaj javë në vend pritet një tjetër lajm i mirë për një tjetër sasi të konsiderueshme vaksinash. Njoftimin e bëri sot Kryeministri Rama nga Pogradeci ku ndodhet i shoqëruar nga ministrja Manastirliu për të inspektuar procesin e vaksinimit. Duke folur për mediat e pranishme atje Rama tha se akush nuk do mbetet pa u vaksinuar. 

"Nëse nuk bëjmë edhe vaksinim edhe distancim bashkë, kjo luftë bëhet më e vështirë. Një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri. Këtë javë do kemi një lajm tjetër për një sasi të konsiderueshme vaksinash të tjera. Po ecim me ritme shumë të larta, askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar", tha Rama.

Ndërkohë që Manastirliu u shpreh se po vijon vaksinimi për të moshuarit +70 vjeç dhe efektivët e policisë.

"Ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve të arsimit publik dhe jopublik. Mjekët dhe infermierët kanë marrë dozën e dytë dhe ka përfunduar si proces. Në shkallë vendi në total jemi në nivel 192 mijë vaksinime deri dje. Sot do të arrijmë në 200 vaksinime", tha ajo.

Shqipëria është sot në ditën e 9 të nisjes së procesit të vaksinimit masiv. Deri dje që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë bërë plot 192.882 qytetarë.

Ndërkohë që sipas faqes ourworldindata.gov Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë, duke lënë mbrapa vendet më të  të rëndësishme të BE-së.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Ministrja Etilda Gjonaj jep lajmin: Nis vaksinimi i gjerë i Policisë së Burgjeve

Ndërsa procesi i vaksinimit masiv vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, bën me dije se tashmë ka nisur edhe vaksinimi i i stafit të Policisë së Burgjeve.

Me një njoftim në Facebook, Ministrja Gjonaj shprehet se policët e burgjeve po i nënshtrohen të njëjtit trajtim si forcat e Policisë së shtetit dhe se vaksinimi është me prioritet maksimal për këtë kategori.

Gjonaj shprehet se vijon paralelisht edhe vaksinimi i personelit mjekësor të burgjeve, ku deri tani janë vaksinuar 160 punonjës në mbarë vendin.

“Deri më sot janë vaksinur 160 persona nga stafi shëndetësor i burgjeve dhe ka filluar vaksinimi i gjerë i punonjësve të stafit të policor të sigurisë të sistemit penitenciar në vend”, shkruan ministrja.

Duke filluar nga data 4 Prill 2021, personeli policor i ngarkuar me ruajtjen e sigurisë në burgjet e vendit, ka nisur procesin e vaksinimit dhe IEVP-të e para që i janë nënshtruar injeksioneve anticovid kanë qenë ato të Rrogozhinës, Krujës, Durrësit, Kavajës, Beratit, Tepelenës, Fushë Krujës, Lezhës, etj.

Ora 13:26
Rama në Pogradec: Vaksinimi masiv do të lehtësojë sezonin turistik! Takon votuesit për herë të parë: Të mos kthehemi mbrapa

Rilindja Urbane në Pogradec është një proces në vazhdim, ku punohet intensivisht për përfundimin e kualifikimit urban dhe shtimin hapësirave të gjelbra në qendër të qytetit dhe shëtitoren buzë liqenit. Rehabilitimi i hapësirave publike është shtrirë në gjithë qytetin.

Disa nga këto investime inspektoi sot Kryeministri, i cili më pas u takua edhe me një grup të rinjsh, votues për herë të parë. Nisur nga ndryshimi që Pogradeci ka njohur në kēto vite, ata u shprehën optimistë për të ardhmen dhe zhvillimin më tej të qytetit të tyre.

Këto punë dhe shumë të tjera në proces, u shpreh Kryeministri, janë edhe thelbi i zgjedhjes që duhet të bëjë çdo qytetar në 25 prill.

“Jemi këtu për të mos shkuar e për të mos u kthyer mbrapa. Kjo është zgjedhja që quhet bërë në kë të moment, të mos ndalojmë e të vazhdojmë të çojmë para punët e shumta të nisura e që janë afër përfundimit, një pjesë tjetër janë punë që duan ende kohë për t’u përfunduar, një pjesë tjetër janë punë që vijnë si rezultat i punëve që përfundojnë. Janë një zinxhir i tërë punësh që rrezikojnë të mbeten në vend dhe përpjekje që rrezikojnë të shemben dhe të kthehemi edhe një herë si gjithmonë në këto raste mbrapsj dhe të humbasim, kohë, vite, shanse e mundësi. Por besoj se do të ndodhë e kundërta. Populli do vendosë që puna të vazhdojë papushim, pa ndalim, me vendosmëri dhe durim”.

 

 

 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë